Panorama Sport (Albania)

Kaka kundërshto­n Shevën: Kanë bërë investimet e duhura

-

Në një intervistë për revistën britanike "Four Four Two", Rikardo Kaka ka folur për karrierën e tij dhe futbollin e sotëm. Duke u ndaluar te ishskuadra e tij Milani dhe te merkato e këtyre të fundit, braziliani nuk i kursen elozhet. "Mendoj se kanë vepruar saktë në merkato dhe se me afrimet e reja skuadra është përforcuar ndjeshëm. Vërtet është shpenzuar një shumë e konsiderue­shme, por Milani duhet të rikthehet aty ku i takon, ndaj personalis­ht nuk i shikoj si diçka negative milionat e investuar për afrime". Mbi 300 ndeshje dhe 100 gola me fanellën kuqezi duket se nuk do të shuhen kurrë nga kujtesa e 35-vjeçarit. "Uroj që Milani të rikthehet fuqishëm këtë sezon dhe të luftojë për t'u shpallur kampion në Itali. Titulli mungon prej vitesh në 'San Siro' dhe mendoj se do të ishte një dhuratë fantastike për tifozët". Duket se Liga e Kampioneve nuk i mungon vetëm skuadrës apo tifozëve. Edhe Kaka shpreson. "Kualifikim­i në Ligën e Kampioneve është një objektiv i rëndësishë­m. Ky kompeticio­n është në ADN kuqezi, ndaj shpresoj që të rikthehen ta luajnë sa më shpejt". Të dielën "Djalli" udhëton drejt Krotones për të synuar tri pikët e para në kampionat. Një fillim i mirë do të ndikonte pozitivish­t në ecurinë e skuadrës dhe një lojtar i njeh mirë këto lloj mendimesh. Për Kakanë, gjithashtu fitorja e parë në Serinë A do të ishte një nisje e mirë e sezonit. "Milani është një klub që më ka mbetur në zemër dhe nuk do resht kurrë së e mbështetur­i. Dëshiroj vetëm arritje pozitive. Mezi pres të shoh skuadrën të ngrejë një trofe të rëndësishë­m. Ai klub nuk i meriton pozicionim­et e viteve të fundit, ndaj shpresoj që ta marrin veten sa më shpejt për t'u rikthyer në elitë, si në Itali ashtu edhe në Europë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania