Panorama Sport (Albania)

Dibala: Kardifi, “drama” ime

"Pas humbjes ndaj Realit të Madridit, nuk gjej qetësi deri sa të ngre trofeun"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Zhgënjimi i postKardif­it, dëshira për të tentuar sërish, hipoteza Barcelonë dhe "dashuria" e përjetshme ndaj Juventusit. Paulo Dibala rrëfehet në një intervistë të gjatë të dhënë për shtypin anglez dhe prek tema të ndryshme. E pashmangsh­me të mos fillohet nga finalja e humbur ndaj Realit të Madridit: "Kam menduar vazhdimish­t se ishte vetëm një makth, duke shpresuar se do të zgjohesha sërish. Dhimbja për humbjen e asaj finaleje do të mbetet me mua deri kur të kem arritur ta ngre atë trofe. Në futboll mbetet gjithmonë mundësia për t'u ngritur përsëri në këmbë, do të jem shumë më i lumtur kur t'ia kem dalë".

KEQARDHJE- Sulmuesi argjentina­s ka rikujtuar gjithë rrugëtimin e Juves në Ligën e Kampionëve dhe nuk e ka fshehur hidhërimin e tij: "Kishim mposhtur disa skuadra të rëndësishm­e përpara se të arrinim në Kardif, duke pësuar vetëm një gol. Ndërsa Reali na shënoi tri herë në 45 minuta", kujton Dibala. "Në pjesën e dytë nuk ishim më të njëjtët, ato 45 minuta shkatërrua­n çdo gjë".

ZËRAT E MERKATOSMe kalimin e Nejmarit nga

Barcelona te Paris Shën Zhërmeni, të shumtë janë ata që kanë menduar se do të ishte ai plotësuesi i "tridhëmbës­hit" të Barcelonës, së bashku me Mesin dhe Suarezin. "Dijeni se zërat në merkato janë vetëm fjalë", ka thënë Dibala. "E si

mund t'ua shpjegoj këtë familjarëv­e dhe miqve të mi në Kordoba? Ata lexojnë lajmet nëpër gazeta, dëgjojnë televizion­et dhe mendojnë se gjithçka është e vërtetë, se nga një ditë në tjetrën do të kaloj te Reali apo te Barcelona. Më

kërkojnë nëse do largohem nga Torino, nëse do të qëndroj, nëse do ta zë unë vendin e Nejmarit. Këto janë gjëra të vështira për t'u shpjeguar. Juventusi është një klub madhështor, në të njëjtin nivel me Barcelonën".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania