Panorama Sport (Albania)

"Me këto klauzola, vështirë të bëjmë më shumë"

-

Xhuzepe Marota është rikthyer të flasë me rastin e festës së Juves në qendrën "Vijar Perosa" dhe ka qetësuar tifozët e shqetësuar nga merkato: "Kemi në gatishmëri një organikë shumë të vlefshme dhe si pasojë do të ecim përpara, edhe pse nuk marrim lojtarët që shumica kërkon", ka thënë drejtuesi bardhezi. Gjithmonë i qartë në lidhje me objektivat: "Qëllimi është të jemi në garë që në maj për gjithë trofetë në dispozicio­n". Në lidhje me merkaton, jep një mesazh shumë të qartë: "Mbeten edhe 15 ditë nga mbyllja e seksionit të blerjeve dhe mund të ndodhë ende gjithçka. Por, skuadra jonë sot është e rregullt, ndaj nuk do të ndodhë asgjë e jashtëzako­nshme. Çdo vit thuhet se është mbyllur një cikël. Megjithatë, kjo është më se normale kur një skuadër fiton shumë. Ashtu siç e kemi treguar gjatë gjashtë viteve të fundit, se jemi një model fitues dhe duam të vazhdojmë në këtë drejtim". Marota, në fund, ka lëshuar edhe një propozim: "Merkato duhet të ndalet në momentin që nis java e parë e njërit prej pesë kampionate­ve kryesore. Duhet të gjejmë një pikë të përbashkët, mes klubeve të Europë për një akord të këtij lloji: merkato është zgjatur përtej masës, duhet shkurtuar. Nuk mund të shndërrohe­t futbolli në një show me spektakle që pak kanë të bëjnë me vlerat sportive dhe me lojtarë që me përjashtim­in e parë dezertojnë stërvitjen sepse duan të ndërrojnë fanellë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania