Panorama Sport (Albania)

40 mijë bileta për debutimin

-

Interi do të zhvillojë ndeshjen e parë të Serisë A për këtë sezon të dielën në mbrëmje (20 gusht, në orën 20:45), në "San Siro", kundër Fiorentinë­s. Në pritje të mbylljes së merkatos sportive, në klubin zikaltër ka entuziazëm; për sfidën kundër "vjollcëve", në fakt, janë shitur përtej 40 mijë biletave, një shifër rekord për një ndeshje kampionati e luajtur në gusht. Herën e fundit, diçka e tillë është shënuar me Murinjon në stol, kundër Barit, në "Guizeppe Meazza" (ndeshja përfundoi 1-1).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania