Panorama Sport (Albania)

Ronaldo dhe Mesi, tjetër duel për çmimin e lojtarit të FIFA-s

Zizu, favorit për trofeun e trajnerit të vitit

-

Kristiano Ronaldo dhe Leo Mesi do të duelojnë sërish për çmimin e lojtarit më të mirë në botë të FIFA-s. Qeveria Botërore e Futbollit ka shpallur listën me finalistët e këtij çmimi dhe dyshja që ka dominuar trofetë individual­ë për një dekadë, është favorite për të triumfuar në listën me 24 kandidatët e më të mirëve të planetit për sezonin 2016/ 17. Një mungesë që spikat në këtë listë është ajo e sulmuesit të Monakosë, Kilië Mbape. Por ajo dominohet nga lojtarët e Realit, me 7 emra. Një juri e përbërë nga trajnerët dhe kapitenët e kombëtares, por edhe gazetarë dhe tifozë do të zgjedhë fituesit. Ndërsa në garën për trajnerin më të mirë, favorit është padiskutim Zinedin Zidan. Tre janë trajnerët italianë: Masimilian­o Alegri i Juventusit, Karlo Ançeloti i Bajernit dhe Antonio Konte i Çelsit. Tifozët do të kenë 25% të votës totale. Procesi i votimit do të hapet ditën e hënë në sajtin e FIFA-s dhe

do të mbyllet më 7 shtator. Në mesin e muajit të ardhshëm, FIFA do të shpallë edhe tre kandidatët finalistë. Çmimet do të dorëzohen në një ceremoni gala, e cila do të mbahet në Londër më 23 tetor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania