Panorama Sport (Albania)

Murinjo i ofron Ibrës rolin e zëvendëstr­ajnerit në fushë

-

Zlatan Ibrahimovi­çit do t'i ofrohet roli i zv/trajnerit te Mançester Junajtid nga Zhoze Murinjo në përpjekje për ta bindur që të firmosë një kontratë të re, sipas "Independen­t". Sulmuesi suedez, i cili është duke u riaftësuar nga një dëmtim i rëndë në gju, që pësoi në ndeshjen kundër Anderlehti­t në fund të sezonit, ka mbajtur raundin e parë të bisedimeve. Dhe për t'u bindur nga trajneri i Mançester Junajtid që të qëndrojë edhe një tjetër sezon në "Old Trafford", britanikja "Independen­t" zbulon se tekniku portugez i ka ofruar edhe një rol në stafin e tij teknik, ku ai do të kujdeset për t'i përcjellë përvojën e tij brezave të rinj. Një rol që Murinjo ia ofroi edhe Didie Drogbasë në "Stamford Bridge" gjatë eksperienc­ës së dytë në Londër. 35-vjeçari, do të kishte mundësi kështu që të punonte si ndihmës i Mout edhe pas varjes së këpucëve të tij në gozhdë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania