Panorama Sport (Albania)

Shuhet ëndrra e Boltit, mungon në Junajtid-Barça

-

Shuhet ëndrra e Usain Boltit për të debutuar me Mançester Junajtid. Pas dëmtimit që njeriu më i shpejtë në botë pësoi në Botërorin e Atletikës në Londër, konfirmohe­t se ai do të kërkojë 3 muaj për t'u riaftësuar dhe kështu tifozi i vjetër i "djajve", nuk do të ketë mundësi për të debutuar me fanellën e tyre në takimin me legjendat e Barcelonës, planifikua­r për t'u zhvilluar më 2 shtator në "Old Trafford". Xhamajkani e ka pasur gjithnjë ëndërr që të bëhet një futbollist i Junajtid pasi të largohej nga atletika. Pak ditë më parë, ai ka marrë edhe një ofertë nga klubi i Bartonit në Championsh­ip për të bërë një provë atje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania