Panorama Sport (Albania)

"S'rikthehem më te Çelsi, do shkoj tek Atletiko"

-

Revolta e Diego Kostës kundër Çelsit nuk do të ketë fund derisa futbollist­i të arrijë atë që do. Të paktën këtë lë të kuptohet sulmuesi, i cili ndodhet aktualisht në Brazil dhe refuzon të rikthehet në Angli. "Fati im është shkruar tashmë", tha 28-vjeçari për "GloboEspor­te". "Unë duhet të kthehem tek Atletiko e Madridit sezonin e ardhshëm, por ka një problem. Çelsi nuk do të më çlirojë. Por unë besoj se kjo situatë do të zgjidhet tani që do të rikthehem në Spanjë". Bomberi i kombëtares spanjolle ka një kontratë deri në vitin 2019 me blutë e Londrës, por Konte ia ka bërë të qartë përmes një mesazhi në telefon se ai nuk është më në planet e tij dhe duhet të gjejë skuadër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania