Panorama Sport (Albania)

Nga sharja e Mesit, te tallja e PSG-së, 8 gjërat që na shpëtuan

-

Finalja e Superkupës në "Bernabeu" nuk e humbi shkëlqimin e saj edhe pse Kristiano Ronaldo mungoi si pasojë e pezullimit. Më poshtë janë 8 gjërat që na shpëtuan dhe ndoshta nuk i kemi parë në fushë.

MALLKIMI

Gjashtë fituesit e fundit të Superkupës, kanë dështuar të shpallen kampionë në La Liga atë sezon. Barcelona ka qenë viktimë e këtij mallkimi në tre raste (2011, 2013, 2016). Ndërsa Reali (2012) dhe Atletiko (2014), gjithashtu kanë dështuar ta mbrojnë titullin pasi kanë fituar Superkupën. Skuadra e fundit që e ka thyer këtë mallkim është Barcelona e Guardiolës në 2010. Tifozët e Realit ta marrin si të duan.

100 NDESHJET E NAVASIT

Kejlor Navas festoi ndeshjen e 100-të në portën e Realit dhe e ruajti atë të paprekur. Ashtu si portieri kostarikan, edhe Toni Kros, i cili u transferua nga Bajerni në 2014 pas triumfit në Botëror me Gjermaninë, shënoi një sukses personal, duke luajtur ndeshjen e 150-të me "Los Blancos".

MBROJTJA NË ALARM

Katër paraqitjet e fundit të Barçës në Superkupë kanë ofruar dy fytyra të ndryshme. Kur fitojnë, katalanasi­t e bëjnë me rekorde në mbrojtje. Në dy triumfet e fundit (4 ndeshje) ata kanë pësuar vetëm një gol. Por, kur skuadra nuk luan mirë, rivalët u shënojnë me shifra alarmante. Madrilenët i realizuan 5 gola në 2 finalet e fundit, ndërsa blaugranat kanë pësuar 10 gola në dy Superkupat e fundit, kundër Bilbaos dhe Realit.

REKORDET E ASENSIOS

Në të vetmen finale që Marko Asensio ka luajtur dhe nuk ka shënuar në një finale është Superkupa e Europës, kundër Junajtid këtë verë. Dhe kjo për arsyen e thjeshtë se në Shkup ai nuk zbriti në fushë. Por ai nuk ka munguar kurrë në apel në 4 finalet e tjera: (Superkupa e Europës 2016, Champions 2017 dhe Superkupa e Spanjës 2017).

NJË TJETËR LUFTË ME PIKENË

Gerard Pike, postoi foton e famshme me Nejmarin me diciturën "Qëndron" në korrik. Por tani shtëpia e braziliani­t është bërë Parisi dhe fjala "qëndron" e përndoqi mbrojtësin katalanas edhe në "Bernabeu". Tifozët madrilenë ia kujtuan gjatë ndeshjes dhe kur u zëvendësua.

SHARJA E MESIT

Kapiteni i Realit, Serxho Ramos, nuk i ka fort qejf rivalët e tij. Nga tallja e Barcelonës në rrjetet sociale, deri tek urimi për transferim­in e Nejmarit në Paris, mbrojtësi nuk e humbet kurrë shansin për t'i thumbuar. Kjo dëshirë u vu re edhe në ndeshjen e fundit në "Bernabeu", kur ai bëri sikur po i jepte topin Mesit dhe më pas ia hodhi larg, duke korrur edhe sharjet e argjentina­sit "bir k..."

HERA E PARË NË 24 NDESHJE

Për herë të parë në 24 klasike (6 vite), Barcelona dështoi të shënonte ndaj Realit. Mesi dhe Suarez flirtuan vetëm shtyllat. Hera e fundit që kjo kishte ndodhur ishte kur Reali i Murinjos i mundi 1-0 në finalen e Kupës së Mbretit 2011.

TALLJA E PSG-së

PSG-ja është e kënaqur nga blerja e saj e re, Nejmar. Por edhe braziliani e shijoi debutimin e tij në Paris me një gol ndaj Gingosë. Klubi francez postoi në "Twitter" një foto të lojtarit më të shtrenjtë të historisë duke qeshur, ndërsa Barcelona ishte duke u mundur 2-0 në "Bernabeu".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania