Panorama Sport (Albania)

Pike: U tallën me ne, për herë të parë në 9 vite jemi inferiorë

-

Kushedi sa i ka peshuar, pikërisht atij, simbolit të antimadrit­izmit, ta pranojë. Gerard Pike, i cili u shndërrua në objektin e shfryrjes së tifozëve madrilenë në "Santiago Bernabeu" gjatë finales së Superkupës (u ironizua në momentin e zëvendësim­it me thirrjet "Qëndron", pas fotos që ai postoi në korrik me Nejmarin, për të hedhur poshtë lajmet se braziliani do të largohej nga Barcelona), pranoi se pas humbjes me rezultatin e përgjithsh­ëm 5-1 në këto dy ndeshje, rivalët e përjetshëm madrilenë janë më të fortë për herë të parë këto 9 vite. "Nuk ishte mbrëmja më e keqe. Më e keqja ishte humbja e Spanjës ndaj Holandës në Botëror. Në këto 9-10 vjet që luaj te Barcelona, për herë të parë ndjej se Reali është më mirë sesa ne. Duhet ta përmbysim këtë situatë", tha Pike. Qendërmbro­jtësi pranoi se Barcelona po kalon një moment krize: "Jemi në krizë si ekip dhe si klub. Sezoni sapo ka nisur dhe duhet të bashkohemi dhe të punojmë për një qëllim". SHFRYN NË STOL - Në momentin e zëvendësim­it në fillim të pjesës së dytë me Semedon (si pasojë e një dëmtimi muskulor), Pike është inkuadruar i zhgënjyer në stol dhe pamjet e shfryrjes së tij janë transmetua­r nga televizion­i "Cuatro", teksa 30-vjeçari thotë: "Këta janë duke u tallur me ne".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania