Panorama Sport (Albania)

Menaxheri: Arsenali refuzoi 50 mln të Sitit, por do rikthehen

-

Menaxheri i Aleksis Sançezit ka konfirmuar se Arsenali ka refuzuar një superofert­ë të Mançester Sitit për sulmuesin kilian. "Qytetarët" janë skuadra që kërkon shërbimet e 28-vjeçarit këtë verë dhe kanë bërë një ofertë që i kalon 50 milionë eurot. Sulmuesi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në "Emirates" dhe dëshiron të largohet për të luajtur në Champions. Por Venger ka vendosur veton, duke pranuar se preferon ta humbasë lojtarin me parametra zero vetëm për ta pasur edhe një vit në dispozicio­n. "Mançester Siti ka bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh, por ajo është refuzuar nga Arsenali. Ata do të rikthehen me një tjetër ofertë për të parë nëse do të ndryshojnë mendje", konfirmoi agjenti, i cili i quajti spekulime lajmet se PSG-ja është gjithashtu e interesuar për shërbimet e klientit të tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania