Panorama Sport (Albania)

Presidenti i Sportingut, 6 muaj pezullim sepse pështyu rivalin

-

Presidenti i Sportingut të Lisbonës, Bruno Karvajo, u pezullua gjashtë muaj nga çdo lloj aktiviteti sportiv. Numri 1 i kryeqyteta­sve portugezë ka marrë dënimin në fjalë pasi ka pështyrë presidenti­n e një tjetër klubi. Ngjarja ka ndodhur nëntorin e vitit të kaluar kur Sportingu mundte në transfertë 0-3 Sporting Arukën, presidenti i të cilës, Karlos Pinja (i dënuar me 20 muaj pezullim) pas disfatës u përpoq të hakmerrej ndaj kundërshta­rëve nëpërmjet dhunës në tunelet që të çojnë në dhomat e zhveshjes. Pas incidentit klubi i Aroukës akuzoi presidenti­n Bruno Karvajo si provokues të këtij sherri pasi sipas tyre ai kishte pështyrë presidenti­n rival. Nga ana e tij klubi i Sportingut të Lisbonë sulmoi me kundërakuz­a duke deklaruar se ishte numri 1 i Arukës që kishte nisur gjithçka pasi kishte tentuar të sulmonte fizikisht homologun e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania