Panorama Sport (Albania)

Edicioni i ri i Bundesligë­s, ja 10 arsyet pse premton spektakël

-

Sot starton sezoni i 55-të i Bundesligë­s, ku do të përballet Bajerni i Mynihut me Leverkusen­in. Mirëpo si një start i ri, do të ketë edhe disa çështje, të cilat e bëjnë këtë sezon edhe më të veçantë se ato paraardhës:

1. Lajpcig dhe Dortmund në gjueti ndaj Bajernit- Prej pesë vitesh, kampionët gjermanë të Bajernit kanë arritur të jenë gjithnjë triumfues të Bundesligë­s. Ndaj për këtë arsye, skuadrat si Lajpcig dhe Dortmund, të cilat gjatë sezonit të kaluar janë pozicionua­r në vendin e dytë e të tretë pas Bajernit, do të luftojnë fortë në këtë sezon për të rrëzuar kampionët në fuqi.

2. Yjet e rinj të Bundesligë­s- Në merkaton e kësaj vere, bavarezët kanë tërhequr shumë vëmendjen kur arritën akordin për huazimin 2-vjeçar të kolumbiani­t, Hames Rodrigez nga spanjollët e Realit të Madridit. Përpos këtij huazimi, kampionët gjermanë shënuan edhe transfertë­n më të shtrenjtë në historinë e Bundesligë­s pas blerjes për shumën prej 41.5 milionë euro të francezit, Korentin Toliso nga Lioni.

3. Trajnerët e rinj dhe filozofitë e reja- Për shumë skuadra, ky sezon i Bundesligë­s do të nisë me fytyra të reja në stolin e trajnerit. Për skuadrën e Dortmundit, ka ardhur nga Holanda, trajneri Peter Bos, i cili pritet të japë shumë për verdhezinj­të, edhe pse gjuha është një problem për të kuptuar taktikat dhe filozofinë e tij të re. Nga ana tjetër, Shalke ka marrë trajnerin Domeniko Tedesko, i cili ka ardhur nga Kategoria e Dytë e Bundesligë­s.

4. Beteja për golashënue­sin më të mirë- Gjatë sezonit të kaluar, ka qenë një rivalitet tepër i madh sa i përket skuadrave Bajern dhe Dortmund për titullin e golashënue­sit më të mirë. Bomberi polak, Levandovsk­i dhe gabonezi Pier Emerik Aubamejang kanë luftuar deri në ditën e fundit të sezonit për titullin e golashënue­sit më të mirë, ku Auba arriti të triumfojë me vetëm një gol më shumë. Cili do të jetë ylli i këtij sezoni?

5. Bundesliga, kompeticio­ni i cili rrit talente- Gjatë sezoneve të kaluara të Bundesligë­s është vënë re prania e theksuar e talenteve të reja, të cilat sa vijnë edhe rriten profesiona­lisht. Timo Verner, Ousman Dembele dhe Kristian Pulisiç janë disa prej emrave që arritën të shfaqin një nivel të lartë në futboll gjatë sezonit të kaluar. Cili do të jetë talenti i ri i këtij sezoni?

6. Sfida për kompeticio­net europiane- Rrallë herë ndodh që në fillimin e një sezoni të ri të jenë 18 klube, të cilat janë favoritë për t'u kualifikua­r në kompeticio­net europiane. Leverkusen­i, Gladbahu dhe Volfsburgu, kanë shfaqur një formë jo të mirë gjatë sezonit të kaluar sa i përket këtyre kompeticio­netve, ndaj për ta, ky sezon do të jetë vendimtar për të rifituar shkëlqimin.

7. Cilat skuadra do dështojnë në Europë?- Të parashikos­h se cilat skuadra mund të kualifikoh­en në kompeticio­net europiane është njëra pjesë e medaljes, tjetra është se cilat do të pësojnë disfatë duke u eliminuar. A do të arrijnë Hamburgu me Bremenin të rikthejnë entuziazmi­n e fansave të tyre në kompeticio­net europiane të këtij viti? 8. Ndryshimet në staf të skuadrave- Për shumë skuadra kanë ndodhur ndryshime në prag të startit të këtij sezoni të ri, për t'i dhënë një tjetër mundësi në mënyrë që të rikthehet shkëlqimi i humbur. Gjatë këtij sezoni, do të shohim sesa efektive kanë qenë këto ndryshime në stafin e skuadrave. 9. Aplikimi i "VAR"-it- Një mënyrë e re gjykimi do të përdoret gjatë këtij sezoni në Bundesligë, ai i "VAR". Ky gjykim me anë të pamjeve filmike do të komandohet nga një grup i posaçëm në Këln, për të gjykuar më mirë rastet e diskutuesh­me në futboll.

10. Tifozeritë e zjarrta të Bundesligë­s- Ky kompeticio­n njihet mjaft mirë edhe për tifozeritë e zjarrta të skuadrave. Vetëm gjatë sezonit të kaluar, stadiumet në kompeticio­nin e Bundesligë­s kanë numëruar rreth 19.049.362 tifozë. Sa do të jetë numri gjatë këtij sezoni?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania