Panorama Sport (Albania)

"Nuk duam ta humbasim Sançesin"

-

Kreu ekzekutiv i skuadrës bavareze, Karl-Hainz Rumenige, ka folur gjatë ditës së djeshme lidhur me të ardhmen e Renato Sançes në Mynih. Sipas tij, një transferim drejt Italisë, nuk është më aq i mundshëm sa thuhej më parë. "Ende nuk është vendosur asgjë lidhur me të ardhmen e Sançes. Ndoshta mund ta huazojmë drejt një klubi, i cili t'i ofrojë më tepër mundësi aktivizimi, megjithatë duke parë kualitetin e tij, nuk duam ta largojmë nga skuadra. Kemi tepër besim te Sançes dhe ai e ka treguar se është një lojtar, i cili vlen dhe di t'ia dalë më së miri. Thjesht i duhet edhe pak më shumë kohë që të jetë totalisht gati për të shfaqur atë çka di të bëjë në të vërtetë", tha Rumenige.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania