Panorama Sport (Albania)

Juventus në sulm për Sokratis

-

Pas largimit të mbrojtësit italian, Leonardo Bonuçi nga skuadra e “Zonjës së Vjetër”, trajneri italian, Masimilian­o Alegri është hedhur në sulm për të gjetur zëvendësue­sin e Bonuçit. Për këtë arsye, grepat janë hedhur në Gjermani. Flitet se Juventusi kërkon mbrojtësin Sokratis Papastatho­pulos nga Borusia e Dormundit. Madje vetë mbrojtësi ka pranuar se ka folur me Alegrin duke thënë: "Po, kam patur kontakt me Alegrin pasi njihemi që prej periudhës te Milani".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania