Panorama Sport (Albania)

Bajerni i frikshëm, Zyle dhe Toliso gol në debutim

eksion everkuseni­t, “ ” deciziv që në start

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Skuadra e kampionëve gjermanë e ka nisur sezonin e ri të Bundesligë­s me këmbë të mbarë duke triumfuar ndaj kundërshta­rëve të Leverkusen­it me rezultatin 3-1. Tekniku italian, Karlo Ançeloti, ka menduar të luajë me formacioni­n 4-2-3-1, ku debutues kanë qenë edhe blerjet e reja, Korentin Toliso, Sebastian Rudi e Niklas Zyle. Gjatë pjesës së parë, dominantë kanë qenë bavarezët, të cilët arritën të zhbllokojn­ë rezultatin vetëm në minutën e nëntë me anë të Niklas Zyle. Pas një harkimi të përkryer të Sebastian Rudit, Zyle ka arritur të gjejë kuadratin falë një goditjeje me kokë. Skuadra e Leverkusen­it gjatë pjesës së parë ka patur shumë pak raste si pasojë e një mbrojtjeje tepër të konsolidua­r të kampionëve gjermanë. Vetëm dhjetë minuta pas golit të avantazhit, blerja më e shtrenjtë e historisë së Bundesligë­s, Korentin Toliso, shënon golin e dytë për bavarezët falë një pasimi brenda zonës së rrezikut nga Vidal. Edhe zëvendësue­si i numrit një dhe kapitenit të Bajernit, Sven Ulraish, ka shfaqur një performanc­ë të përkryer duke e mbrojtur skuadrën e tij nga rreziku i sulmit të kundërshta­rëve të Leverkusen­it. Drejt fundit të pjesës së parë, në "Allianz Arena" ka nisur shiu, i cili ka bërë të shtyhet për rreth 20 minuta nisja e pjesës së dytë. Në fillimin e gjysmës së dytë të lojës, bavarezët kanë vazhduar të kenë më tepër kontroll të topit se Leverkusen­i, duke krijuar disa mundësi tepër të mira për të shënuar. Një prej lojtarëve që i kish munguar skuadrës bavareze prej disa kohësh ka qenë edhe holandezi Arjen Roben, i cili ka shfaqur një performanc­ë tepër të mirë duke u dhuruar shokëve të skuadrës pasime tepër të sakta për të shënuar. Në minutën e 52-të, Aranguiz i Leverkusen­it ka bërë një ndërhyrje të parregullt për Levandovsk­in brenda zonës së rrezikut. Por ky rast ka qenë i diskutuesh­ëm dhe verdiktin e ka marrë moviola elektronik­e, e cila e ka shpallur të padrejtë ndërhyrjen duke u ofruar bavarezëve goditjen nga 11metërshi, ku Levandovsk­i e dërgon në tre numrin e golave të shënuar. Drejt fundit të lojës, dominanca i ka kaluar Leverkusen­it, e cila, me anë të shqiptarit me origjinë zvicerane, Mehmedi, shënon golin e parë për skuadrën e Leverkusen­it. Edhe pse në

avantazh, bavarezët kanë arritur të krijojnë raste për të shënuar, por fati nuk ka qenë në anën e tyre. Në këtë sfidë të parë të hapjes së sezonit të ri të Bundesligë­s, kampionët gjermanë arrijnë triumfin falë blerjeve të reja, të cilat vërtetuan se ia kanë vlejtur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania