Panorama Sport (Albania)

Salihi s'di të ndalet, dopietë për Nojshtadin

Ish-bomberi i Skënderbeu­t lëshon në arrati skuadrën e tij

-

Hamdi Salihi vazhdon të gjejë rrugën e rrjetës me ritme të admirueshm­e në këtë sezon në Austri, me skuadrën e 7iener Nojshtad, e cila, falë sulmuesit shqiptar, është kthyer në superfuqin­ë e kategorisë së dytë të këtij kampionati. Salihi ka shënuar dje një dygolësh të shkëlqyer në ndeshjen kundër 7 atens, duke i dhënë mundësinë skuadrës së tij që të vazhdojë e qetë dominimin pas 8 javësh në kampionat, ku ka regjistrua­r 9 fitore dhe 1 barazim, e shkëputur që tani nga ndjekësit. Ai gjeti golin e avantazhit për ekipin e tij në minutën e 28-të, duke dërguar topin në rrjetë me një diagonale të pakapshme për portierin kundërshta­r. Sulmuesi përsëriti veten në minutën e parë të pjesës së dytë, kur pasi fitoi një top para zonës kundërshta­re, arriti të kalonte portierin e 7etens me një tjetër goditje të zgjuar. 7iener Nojshtad pësoi një gol në minutën e : 0- të, por arriti të mbronte këtë rezultat të rëndësishë­m 2- 1 deri në vërshëllim­ën përfundimt­are. Me dygolëshin e realizuar dje, Hamdi Salihi çoi në 9 bilancin e tij të realizimev­e sezonale, në vetëm 8 ndeshje të luajtura me skuadrën austriake. Kjo është një mesatare e frikshme për ish- sulmuesin e Skënderbeu­t, i cili duket se ka gjetur abitatin e tij natyral në kategorinë e dytë austriake, që të tërheqë, pse jo, edhe njëherë tjetër të gjithë vëmendjen e klubeve të niveleve më të larta. Fundja, shkodrani dihet që e ka golin në ;gjak; dhe vazhdon ta konfirmojë këtë dhe ndoshta, në janar, mund të hapet një tjetër ;dritare; e madhe për të.

 ??  ??
 ??  ?? Hamdi Salihi, duke festuar një gol me kombëtaren
Hamdi Salihi, duke festuar një gol me kombëtaren
 ??  ??
 ??  ?? Klubi i Barit ka gjetur një mënyrë të veçantë për të ftuar sa më shumë tifozë në fushatën e abonimeve për sezonin e ardhshëm të Serisë A. Disa lojtarë, dje mes të cilëve edhe mesfushori shqiptar Migjen Basha, kanë vizituar zonat bregdetare të qytetit...
Klubi i Barit ka gjetur një mënyrë të veçantë për të ftuar sa më shumë tifozë në fushatën e abonimeve për sezonin e ardhshëm të Serisë A. Disa lojtarë, dje mes të cilëve edhe mesfushori shqiptar Migjen Basha, kanë vizituar zonat bregdetare të qytetit...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania