Panorama Sport (Albania)

Shifra të rreme për Hamesin, ja sa ka kushtuar

Mund t'u kushtojë jo 45, por 57 milionë euro gjermanëve

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Hames Rodrigez bëri dje de butimin e tij zyrtar në kampionat, me Bajernin e Mynihut, por ndërkohë transferim­i i tij nga Reali i Madridit në radhët e gjigantëve të Bundesligë­s mund të bëhet një çështje për t'u hetuar. Nëse akordet e zbardhura për momentin flisnin për një huazim dyvjeçar prej 10 milionë eurosh në total (5 milionë për secilin sezon) dhe një mundësi blerjeje për 35 milionë euro të tjera, në të vërtetë, platforma "Football Leaks", në bashkëpuni­m me "Der Spiegel" kanë arritur që të gjejnë shifrat e vërteta të kësaj lëvizjeje të verës. Sipas dokumentac­ionit të mbledhur nga këto dy burime, Hames Rodrigez do të fitojë një pagë mujore prej 541 mijë e 670 eurosh neto, me Bajernin e Mynihut, i cili ka marrë përsipër edhe pagesën e taksave dhe gjithçkaje tjetër që futbollist­i mund t'i detyrohet shtetit gjerman. Në këtë shumë përfshihen edhe bonuset e vendosura në kontratë, të cilat nënvizojnë se 250 mijë euro do t'i takonin lojtarit në rast se shënonte 12 gola në ndeshjet zyrtare të sezonit dhe 250 mijë euro të tjera në rast se ai arrin të kapë numrin e 20 pasimeve për gol, për shokët e skuadrës. Sipas kontratës prej 31 faqesh të firmosur nga Hamesi më 12 korrik, Bajerni i Mynihut do të marrë përsipër edhe të gjitha kontribute­t sociale, për cilindo nga familjarët që do të ndiqte futbollist­in në shtetin gjerman. Ndërkohë, për sa i përket shifrës së saktë të huazimit dyvjeçar, ajo nuk është 10, por 13 milionë euro (6.5 milionë për secilin vit), me këstin e parë që duhet të paguhet brenda datës 15 shtator. Për më shumë, në qershor të

vitit 2019, nëse klubi gjerman do të bindet nga fantazisti kolumbian dhe nëse vendos ta blejë, nuk do të paguajë 35, por 42 milionë euro. Nëse ky transferim bëhet zyrtar, atëherë vetë Bajerni i Mynihut ka marrë përsipër që t'i paguajë edhe një "bonus" menaxherit

të lojtarit, Zhorzh Mendesi, që korrespond­on për shifrën e 2 milionë eurove, diçka që asnjë nga të dyja klubet nuk e ka bërë publike. Me pak fjalë, investimi i menduar prej 45 milionë eurosh për Bajernin, realisht mund të kapë kuotën 57 milionë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania