Panorama Sport (Albania)

Skandal, komentator­i kroat i etiketoi shqiptarët si shitës akulloresh

-

Skandal në Kroaci gjatë ndeshjes mes Dinamos së Zagrebit dhe Skënderbeu­t. Një nga komentator­ët sportivë në televizion­in kombëtar kroat "HRT", Stjepan Balog, ka lëshuar fraza aspak të këndshme në adresë të shqiptarëv­e, duke u bërë objekt kritikash edhe në mediat e vendit të tij.

Gjatë takimit të së enjtes, duke dashur të theksojë idenë se të gjithë luajnë futboll dhe nuk është çudi që Skënderbeu të paraqitej si i barabartë përballë Dinamos, Balog ka lëshuar një frazë të pakëndshme.

"Ka kaluar koha kur i njihnim shqiptarët për shitës akulloresh dhe ëmbëlsiras­h", ishte fraza e tij në transmetim direkt. Ndaj këtij komenti ka pasur shumë reagime, ndërsa faqja e internetit "tportal.hr" i ka kushtuar një shkrim të gjatë këtyre fjalëve, duke e cilësuar shovinizëm të mirëfilltë.

"Ky është thjesht shovinizëm dhe përsëritje e stereotipi­t rreth një kombi. Për më tepër, ai i përfshin të gjithë në komentin e tij me fjalën ' njihnim'. Kush janë këta që i njohin shqiptarët si të tillë? Ai do të përfshijë edhe shikuesit, ku jo vetëm nuk ka shumë persona që thonë gjëra të tilla, por ka edhe shumë shqiptarë.

Do të ishte interesant­e të mësonim se si Balog dhe kolegët e tij do të reagonin nëse një komentator sportiv i "BBC" do të deklaronte 'ka kaluar koha kur kroatët i cilësonim vetëm si kamerierë që na sillnin pijet freskuese në bregdetin e Adriatikut dhe pastruesen që fshinte plehrat në dhomat tona'. Do të fyheshin dhe me të drejtë!", shkruhej në këtë portal rreth komenteve të Balog.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania