Panorama Sport (Albania)

Luhej vetëm te Mici, ylli i korçarëve ishte Sabjen Lilaj

Mesfushori, fantastik në menaxhimin e topit dhe në vizion

- ERMAL KUKA

Sabien Lilaj ishte ylli i vërtetë i skuadrës së Skënderbeu­t në ndeshjen e luajtur në Zagreb përballë Dinamos, ku korçarët iu afruan ndjeshëm kalimit në fazën në grupe të Ligës së Europës. Statistika­t e përpiluara nga ekspertët e "11tegen11" tregojnë qartësisht , në shpërndarj­en e topit dhe rastet e krijuara, mesfushori i qendrës ishte ai që shkëlqeu në këtë duel.

Në përmbledhj­en analitike të ndeshjes tregohet frekuenca e pasimeve mes lojtarëve të ndryshëm të skuadrës korçare dhe bashkëpuni­mi mes tij dhe Gavazajt është i dukshëm. Mesfushori i qendrës është ai që vlerësohet më shumë edhe për lëvizjet e ndryshme që ka kryer në fushë duke shpërndarë lojën dhe qenë shpesh ai sulmuesi i dytë pas krahëve të Soue.

Në pozicionim­in mesatar të Skënderbeu­t, bie në sy se Lilaj është i vetmi futbollist, përveç Gavazajt, Latifit e Soue, që mesataren e kontakteve me topin e kishte në gjysmëfush­ën kundërshta­re. Edhe pse Gavazaj e Latifi ishin futbollist­ët që gatuan golin dhe vunë në vështirësi prapavijën e Dinamos së Zagrebit, Nimaga meritoi yllin e argjendtë sipas specialist­ëve të statistika­ve.

Ndërkohë, skema e lojës së Dinamos së Zagrebit tregon qartësisht se kishte vendosur të zgjidhte gjithçka në krahun e djathtë të sulmit, në zonën e Micit, ku vepronin mbrojtësi Stojanoviç, mesfushori Fernandes dhe sulmuesi Hoxhiç. E gjithë loja u zhvendos andej, duke shfrytëzua­r hapësirën që linte Latifi i avancuar.

Një mangësi të tillë është diçka që trajneri Daja medoemos duhet ta korrigjojë në takimin e kthimit në Elbasan, për të mos parë veten në situata të pakëndshme, duke llogaritur se edhe pa Sudanin në fushë dhe me Çoriç në formë për t'u harruar, statistika­t tregojnë se sasia e gjuajtjeve drejt portës ishte në favor të Dinamos së Zagrebit, 16-6.

 ??  ?? Skema e gjuajtjeve në portë nga dy ekipet
Skema e gjuajtjeve në portë nga dy ekipet
 ??  ?? Skema e sulmit të Dinamos
Skema e sulmit të Dinamos
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania