Panorama Sport (Albania)

Goli i minutës së fundit, korçarët e marrin me sportivite­t

E premtja mbyllet pa stërvitje, u kthyen mbrëmë në darkë

- LLAZI SARO

Skënderbeu, pas bara zimit të vlefshëm me një gol në fushën kundërshta­re ndaj Dinamos së Zagrebit, në transfertë, tashmë është rikthyer në Shqipëri, për të vijuar nga Korça përgatitje­t për takimin e kthimit që do të luhet më 24 gusht në "Elbasan Arena". Megjithatë, nuk ka kaluar pa peripeci kthimi i bardhekuqv­e në Korçë, që kërkonin të zhvillonin që dje seancën e parë, të paktën sipas planit që kishte bërë trajneri Ilir Daja. Mirëpo, jo gjithçka shkoi sipas planit të trajnerit. Mjaftoi një vonesë në nisjen e avionit, e shkaktuar si pasojë e "ngrirjes" së punës nga ana e aeroportit të Zagrebit, që korçarët të niseshin në orën 14:30 nga kryeqyteti kroat, për të mbërritur në 15:30 në Shkup. Duke parë largësinë nga Shkupi drejt Korçës, trajneri Daja ka anuluar seancën e djeshme duke e lënë ekipin pushim. Ndryshimin e planit stërvitor, lojtarët e kanë shfrytëzua­r për të zhvilluar shëtitje të shkurtra, fillimisht në Zagreb. Bardhekuqt­ë pas mbërritjes në Shkup kanë udhëtuar me autobus në drejtim të Korçës për të mbërritur më pas në juglindje rreth orës 21:00.

U ORI- Pa dyshim, barazimi i marrë në Zagreb ka qenë një rezultat mjaft pozitiv për ekipin e Skënderbeu­t. Pavarësish­t se lojtarët dhe drejtuesit u mërzitën disi nga mënyra sesi erdhi goli i barazimit, edhe për faktin se Skënderbeu­t iu mohua një gol i rregullt, ditën e djeshme situata ishte më e qetë dhe harmonia ishte më e madhe te të gjithë lojtarët. Këtë e tregojnë edhe fotot që disa prej futbollist­ëve të Skënderbeu­t i postuan në rrjetet sociale, në "Instagram" dhe "Facebook". Rekordin e fotove të postuara gjithmonë e mban Gledi Mici. Mbrojtësi fierak i Skënderbeu­t si fillim ka postuar foton me familjen e mbrojtësit kroat, Marko Radas, ndërsa më pas nga Zagrebi, gjatë ditës së djeshme "zbulon" edhe shpëtimtar­in e portës, Orges Shehi, në një pozim pranë katedrales së kryeqyteti­t kroat. Pas Micit, serinë e postimeve e vijon edhe Sabjen Lilaj me një moment gëzimi, si për të treguar se barazimi i së enjtes ka qenë një rezultat mjaft pozitiv për Skënderbeu­n. Të njëjtën gjë bën edhe Bakari Nimaga, por ndryshe nga Lilaj, fotos së gëzimit te rasti i golit i shton edhe një foto nga fluturimi në qiell drejt Shkupit. Ndeshjen mes Dinamo Zagreb dhe Skënderbeu­t e kanë pasqyruar me foto edhe dy "tradhtarët" që luajnë për ekipin kroat. I pari, nga tribuna ishte Endri Çekiçi, i cili nuk ishte grumbullua­r për këtë takim që për të ishte një derbi i rëndësishë­m mes origjinës dhe të tashmes. Ndërsa Amir Rrahmani tregon momentin para ndeshjes me shokun e ekipin Fioliç, ku në sfond duket edhe flamuri shqiptar në ambientet e dhomave të zhveshjes së Dinamos së Zagrebit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania