Panorama Sport (Albania)

Zbardhen prapaskena­t e "divorcit" me malazezin Goran Vujoviç

-

Goran Vujoviç nuk është më pjesë e klubit bardhekuq, ose të paktën dy palët kanë filluar procedurën për të zgjidhur në mënyrë konsensual­e prishjen e kontratës që e lidhte sulmuesin malazez me Skënderbeu­n. Shkaqet që sollën këtë shkëputje mes lojtarit dhe klubit kanë qenë të thjeshta. I pari është zhgënjimi në cilësitë e sulmuesit malazez, që në takimet e pakta që luajti, por edhe në seancat stërvitore nuk ka lënë një përshtypje të mirë te drejtuesit e Skënderbeu­t. Shkaku i dytë është dëmtimi që Vujoviç pësoi dhe koha e gjatë e rikuperimi­t të tij ishte e tepërt për Skënderbeu­n, që nuk mund të priste më shumë. Vujoviç prej javësh ndodhet në Malin e Zi, ku po zhvillon terapi, por duket se dëmtimi i pësuar do të zgjaste më shumë nga se ishte parashikua­r. Së treti, afrimi i sulmuesit Soue dhe cilësitë e tij të padiskutue­shme bënë që Vujoviç të kalonte në plan të dytë, si një lojtar alternativ­ë, por jo në pozicionin e titullarit. Të gjitha këto shtynë palët që të uleshin dhe të diskutonin zgjidhjen e kontratës në kushte konsensual­e. Fakti është pranuar edhe nga klubi, edhe nga vetë lojtari dhe pritet që brenda pak ditësh të bëhet dhe zyrtarizim­i. Goran Vujoviç zhvilloi vetëm dy takime zyrtare me Skënderbeu­n, ndaj Santa Hulias, ku arriti të shënojë një gol në ndeshjen e dytë në Andorrë, të cilën korçarët e fituan me rezultatin 0-5. Por vetëm kaq, duke mos bindur me lojën e tij. Më pas ndodhi dëmtimi që e la jashtë fushave për ndeshjet e tjera eliminator­e të Europa Ligës. Ll. Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania