Panorama Sport (Albania)

Shameti: Kampionati i yni, ja pse nuk e tradhtova Kukësin

-

Ylli Shameti ishte një nga lojtarët më të kërkuar të merkatos si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, megjithatë vendosi të vazhdonte aventurën e tij me skuadrën e Kukësit. Gjithsesi qendërmbro­jtësi vendosi të firmoste me verilindor­ët, pasi presidenti Gjici ia plotësoi të gjitha kushtet. Në një intervistë për "Panorama Sport", Shameti zbardh të gjitha bisedimet e merkatos dhe është i bindur se Kukësi ka forcën për të mbrojtur titullin kampion.

Vendosët të firmosnit edhe për një sezon me Kukësin. Ishte ky një vendim i vështirë?

Jo, aspak. Duke parë ecurinë time pozitive te Kukësi këto 4 vite, duke fituar edhe 3 trofe me ta isha familjariz­uar, kështu që s'e kam pasur të vështirë, plus që presidenti Gjici ka qenë shumë korrekt gjatë kësaj periudhe dhe kushtet që unë i kërkova i plotësoi.

Kishit edhe një ofertë nga Partizani gjatë kësaj periudhe. Përse vendosët të zgjidhnit Kukësin?

Pas katër viteve te Kukësi, unë në mënyrë njerëzore dhe profesiona­le duhet të dëgjoja ofertën e presidenti­t pastaj të shqyrtoja ofertat e ekipeve të tjera. Presidenti Gjici më kërkoi që ta prisja për gati dy javë për të mbyllur marrëveshj­en, kështu që gjatë kësaj periudhe edhe drejtuesve të Partizanit, të cilët i falënderoj për interesimi­n, u thashë që pa mbyllur bisedën me Safet Gjicin nuk mund të lëviz. Dhe kështu ndodhi. Mund të na zbuloni diçka rreth ofertave që patët nga Sherif Tiraspol, Visla apo edhe nga Qipro? Kukësi u ndesh me Sherif Tiraspolin, aty ata u njohën me mua dhe lojën time. Trajneri i Sherifit ka ngulmuar shumë për të më pasur në ekip, marrëdhëni­a jonë ishte nëpërmjet Dritan Dervishit, pasi njiheshin në Itali te Verona, por fatkeqësis­ht drejtori sportiv i Sherifit donte dikë tjetër dhe kështu u mbyll si pistë. Ndërsa presidenti i Aris Limasolit ishte prezent në ndeshjen e parë në Moldavi ku ne luajtëm në Kishinjev me Sherifin dhe nëpërmjet Kosta Grillos ka ndërhyrë duke më bërë ofertë zyrtare, por që nuk ishte në parametrat financiarë që unë kërkoja nëse do largohesha jashtë Shqipërisë, kështu që edhe ajo pistë u mbyll. Ndërsa Visla e Krakovës gjithashtu shfaqi interes konkret, pasi më studioi në dy ndeshjet e Champions. Gjithçka ishte OK-i, përveçse moshës, ndaj gjërat u kanë pezull. Gjithsesi unë jam i

kënaqur që qëndrova në Shqipëri te Kukësi, pasi jam si në shtëpinë time.

Nga Kukësi është larguar një pjesë e mirë futbollist­ësh dhe njëkohësis­ht janë afruar të tjerë, si ju duken afrimet e reja? Gjithmonë në periudha merkatoje do ketë largime dhe afrime, ashtu siç ata që u larguan kanë bërë shumë mirë sezonin e shkuar. Uroj që edhe këta që kanë ardhur së bashku me ne që kemi qëndruar të bëjmë akoma më mirë. Objektivi i sezonit të ardhshëm mbetet mbrojtja e titullit kampion. Sa shanse keni ta fitoni sërish?

Kukësi ka plot 5 vjet që po investon për të fituar trofe dhe sezonin e shkuar morën tre. Tani ky ekip dhe ky klub ka pjekurinë dhe bagazhin e duhur për ta mbrojtur sërish titullin, por edhe trofetë e tjerë, gjithmonë nëse ne në fushë japim maksimumin dhe mundohemi të bëjmë sa më mirë. Megjithatë rivalët janë përforcuar shumë. Si e shihni garën me ta?

Pa diskutim, ashtu siç mendojmë ne të forcohemi, kanë bërë edhe rivalët tanë dhe gjithmonë ka pasur konkurrenc­ë, por kjo gjë duhet të na mobilizojë më shumë sepse jo vetëm Partizani edhe Skënderbeu janë forcuar, por të gjitha ekipet e tjera po bëjnë shumë mirë.

Diçka për seancat stërvitore nën drejtimin e trajnerit të ri?

Gjithë ekipi po punon fort, të udhëhequr nga trajneri Milinkoviç, detyra jonë është vetëm fusha, çdo gjë tjetër e dinë hallkat e tjera të klubit. Trajneri është profesioni­st, ndaj shpresoj që të gjithë bashkë të arrijmë objektivat.

E ka "blinduar" mbrojtjen rikthimi i Allës dhe sa ndikim keni pasur në këtë vendim të tijin?

Me Allën pa diskutim kemi bërë një sezon shumë të mirë dhe do na bënte punë përsëri në kampionati­n e ri. Por edhe djemtë e tjerë që kanë luajtur në atë pozicion si Memini apo Hoxha kanë bërë shumë mirë, janë munduar të japin gjithmonë maksimumin. Bëri shumë mirë Alla që u kthye, por natyrisht që ashtu siç dhe në fushë, ne jemi shokë edhe jashtë saj dhe ndikohemi sadopak nga njëri- tjetri. Merita më e madhe i takon presidenti­t Gjici, i cili është një njeri me vlera dhe që e do futbollin, ai mundohet çdo kohë të bëjë më të mirën për ekipin tonë, ndaj dhe ka sakrifikua­r për të marrë lojtarë cilësorë. Nëse jua propozojnë, do pranoni të jeni kapiteni i Kukësit këtë sezon?

Ma kanë propozuar edhe vjet shiritin, por sa të jetë Hallaci në fushë, shiriti i takon atij, kjo është diçka e panegociue­shme nga ana ime.

Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania