Panorama Sport (Albania)

Bardhi: Teuta për titull, gati një goditje “big”

"Aleancat? Ne shohim fushën, çdo barazim si humbje"

- ARMAND HALILI

Mes blerjeve cilë sore dhe orga nizimit të klubit, akademisë dhe rikonstruk­sionit të stadiumit "Niko Dovana", skuadra e Teutës pritet të jetë një prej skuadrave që do të konkurrojë për kreun e klasifikim­it në sezonin e ardhshëm futbollist­ik. Një gjë të tillë e ka konfirmuar në një prononcim për "Panorama Sport" zv.presidenti i durrsakëve, Ardian Bardhi, i cili është shprehur: "Kemi ndërtuar një skuadër cilësore, e cila nuk do të jetë në garë thjesht për të siguruar një vend në Europë, por do të jetë kandidate edhe për të fituar titullin kampion. E them një gjë të tillë pasi kemi parë edhe rivalët tanë dhe lëvizjet që ata kanë bërë në merkato". Në vazhdim të deklaratës së tij, drejtuesi i "djemve të detit" shprehet se nuk ka qenë shumë e vështirë që të ndërtohet një skuadër cilësore. "Te Teuta afrohen shumë futbollist­ë, mjafton që të ketë korrektësi dhe asgjë tjetër. Të luash për Teutën është një shans që mund t'i japësh një lojtari. Dhe ky është një shans për të gjithë këta futbollist­ë që kanë hipur në këtë "autobus". Vazhdojmë të jemi në merkato dhe jemi në bisedime me një lojtar shqiptar, por nuk mund të them një emër konkret, pasi do të jetë surprizë. Nëse do ta realizojmë këtë goditje, mund të jetë e fundit e Teutës në merkato", ka thënë zyrtari i klubit durrsak.

EKSPERIENC­A - "E kam gjuajtur një herë topin si i thonë, por më pëlqen të kap gjërat që nuk kanë funksion- uar dhe t'i jap drejtimin e duhur. E kam bërë në biznes dhe tani më pëlqen ta bëj edhe në sport", ka theksuar zv. presidenti i durrsakëve, që duket se fjalët gjithmonë e në rritje për një kampionat aleancash nuk e shqetësojn­ë. "Nuk na intereson aspak kjo pjesë. Ne do të shohim vetëm fushën dhe të grumbulloj­më pikët që na duhen. I kam thënë skuadrës se barazimi për ne është humbje. Kemi bërë gjithçka ndryshe dhe pse jo të mos jemi ne fituesit e kampionati­t", ka mbyllur Bardhi.

TIFOZËT - Në sezonet që Teuta ka konkurruar për vendet e para të klasifikim­it, mbështetja e tifozëve nuk ka munguar dhe duket se sezonin e ri ata do të jenë të shumtë në stadium. "Ua kemi bërë të qartë tifozëve se po ndërtojmë gjithçka nga fillimi, duke nisur nga stadiumi dhe në çdo lloj strukture të klubit. Por futbolli është edhe me pak fat. Megjithatë tifozët duhet që ta shohin këtë skuadër të paktën dy herë dhe më pas të binden për cilësitë e saj dhe të na mbështesin në çdo ndeshje. Kam bindje se mbështetja nuk do të na mungojë. Skuadra ka bërë një punë të mirë që në fazën përgatitor­e në Itali. Jemi të kënaqur pasi kemi një grup lojtarësh të mirë dhe janë gërshetuar të rinjtë me futbollist­ët me eksperienc­ë. Kemi dubluar çdo rol në ekip dhe ka konkurrenc­ë të madhe, kjo u pa në ndeshjen brenda grupit që u luajt para nisjes së skuadrës në Maqedoni ku vazhdojnë përgatitje­t", ka thënë Bardhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania