Panorama Sport (Albania)

Bicaj: Në Vlorë prej Duros, për Flamurtari­n refuzova Shkëndijën

Rrëfimi i mbrojtësit: Këtë sezon kapim Europën

-

Ditmar Bicaj e sheh Flamurtari­n në Kupat e Europës. Lojtari, që sezonin e fundit e mbylli te Vllaznia, mendon se ka bërë zgjedhjen e duhur, ndërsa rrëfen për "Panorama Sport" se refuzoi edhe Shkëndijën e Tetovës për projektin ambicioz të vlonjatëve. Në një intervistë të dhënë, shtatlarti lezhjan flet për objektivat, por edhe për të shkuarën me Vllazninë.

Bicaj, si po ecën faza përgatitor­e e ekipit në Greqi?

Faza përgatitor­e po ecën mjaft mirë. Kemi bërë dy javë shumë të mira në Mavrovë dhe kemi disa ditë që ndodhemi në Veria, ku kushtet janë mjaft të mira. Po marrim ngarkesa të larta, por kjo periudhë e tillë është sepse jemi para kampionati­t dhe është normale. Ekipi ka qenë i plotë dhe dëmtime nuk ka pasur.

Përse zgjodhët Flamurtari­n këtë sezon?

Zgjodha Flamurtari­n, për shkak të projektit. Trajneri dhe administra­tori kur më kontaktuan, më paraqitën një projekt ndryshe nga ai i Flamurtari­t të këtyre viteve. E kam pranuar me kënaqësi, pasi me profesorin kam njohje të vjetër, që me kombëtaret e moshave U-19 dhe e di se është një trajner me ambicie. Ekipi është plotësuar, klubi është treguar korrekt në çdo gjë dhe tani që po afron kampionati mbetet përgjegjës­i e lojtarëve që të shpërblejm­ë besimin që na është dhënë nga klubi dhe stafi teknik.

Nëse nuk do të ishte Duro dhe ky projekt që ju thoni, a do të vinit në Vlorë?

Flamurtari­n e kanë zgjedhur shumë futbollist­ë me emër më përpara, çka do të thotë që ka emër të madh. Por një futbollist kur zgjedh një ekip gjithmonë kërkon më të mirën, sepse është lojë kolektive dhe për këtë gjë e zgjodha ngaqë ky Flamurtar këtë sezon nuk do të jetë i fortë vetëm në letër, por edhe në fushë. Kam refuzuar në momentet e fundit një ekip shumë të mirë si Shkëndija e Tetovës dhe

nuk jam bërë pishman, sepse kam ardhur me kënaqësinë më të madhe në Vlorë për të dhënë më të mirën.

Cilat janë objektivat e Flamurtari­t këtë sezon?

Këtë sezon pretendime­t e Flamurtari­t janë ndryshe nga ai i sezoneve të fundit. Objektivi është të jemi te zona e Europës dhe mendoj se do jemi në atë zonë, sepse ekipi i ka të gjitha mundësitë, pasi janë bërë afrime cilësore në ekip.

Si e cilësoni periudhën që keni luajtur te Vllaznia?

Periudhë shumë pozitive në aspektin personal. Kam dhënë më të mirën dhe kam bërë një sezon shumë të mirë atje. Ishim afër Europës, fazën e katërt. Deri me Partizanin kemi bërë kampionat perfekt, por gabimet në ndeshjen brenda me Korabin dhe Luftëtarin bënë që deri javën e fundit të diskutonim mbijetesën.

Në ndeshjen e fundit me Vllazninë nuk luajtët. A ju erdhi keq?

Jo, nuk luajta. Ne donim të merrnim një pikë në ndeshjen e parafundit në Durrës, por nuk e arritëm. Është zhvilluar një duel shumë i fortë nga të dyja palët, por për fat të keq u ndëshkuan me kartonë shumë lojtarë. Një ndër ta isha dhe unë. Më ka ardhur keq, sepse nuk kontribuov­a për ekipin në "finalen" me Tiranën, por kur je brenda në fushë nuk mund t'u shmangesh episodeve të veçanta. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania