Panorama Sport (Albania)

Krymi rinovon me Vllazninë, Selimaj mbetet pezull

Kruja: Merkato e goditur, s’i druhem konkurrenc­ës

- ADMIR URUÇI

Vllaznia "blindon" edhe Ardit Krymin. Mesfushori ishte ndër të paktët lojtarë që ende nuk kishte rinovuar, por më në fund edhe kjo çështje ka marrë zgjidhje. 21- vjeçari mbetet kuqeblu edhe për një sezon, duke qenë një alternativ­ë më shumë dhe e vyer për Armando Cungun në mesin e fushës. I vetmi që mbetet pezull tashmë është Erind Selimaj. Portierit i është ofruar me kohë rinovimi nga ana e klubit, megjithatë ende duket i pavendosur. Ai është i vetmi nga shkodranët që mbyllën sezonin, që nuk ka hedhur të "zezën mbi të bardhë". Zërat për afrimin e një tjetër portieri kanë krijuar ndoshta një lloj stepje te Selimaj. Pretendime­t e këtij të fundit janë për të qenë titullar, ndaj edhe nuk ka firmosur. Të shumtë kanë qenë lojtarët që janë afruar në provë për këtë sektor, por asnjëri nuk ka bindur. I fundit është 28-vjeçari Kristian Maumovski, i cili do të vëzhgohet edhe për disa kohë. Nëse maqedonasi rezulton më i mirë se paraardhës­it, atëherë ai mund të bëhet kandidat potencial për portën. Megjithatë, fjala e fundit i takon vetëm Cungut dhe ndoshta ndeshja e sotme do t'i krijojë një ide më të qartë. KRUJA

Vllaznia po shkon drejt konsolidim­it. I këtij mendimi është edhe Arsid Kruja, i cili shfaqet optimist për ekipin e Ardit Krymi, pas rinovimit me Vllazninë

tij. Mesfushori, në një deklaratë të dhënë për mediat, evidenton se këtë herë blerjet do të rezultojnë të goditura. "Jemi në kulmin e fazës përgatitor­e dhe mendoj se me zhvillimin e disa miqësoreve do të jemi drejt konsolidim­it. Mendoj se deri sa të startojë kampionati, do të jemi gati. Shpresoj që ditë pas dite të arrijmë formën tonë optimale dhe t'i vëmë ato në shërbim të ekipit. Mendoj se afrimet e këtij sezoni janë me të vërtetë të gjetura. Për dyshen Hasani-Lika, nuk kam çfarë të them, pasi vlerat e tyre njihen nga të gjithë. Por mendoj se afrime cilësore janë edhe Orelesi me Atsninë. Nëse i pari e njeh mirë kampionati­n tonë, e njëjta gjë nuk vlen për sulmuesin. Por mendoj se shumë shpejt do të përshtatet. Pas shumë vështirësi­ve që kam kaluar në planin personal, shpresoj që ky të jetë viti im. Konkurrenc­a nuk më tremb, përkundraz­i më motivon. Rivaliteti brenda grupit i bën mirë ekipit dhe për ne prioritet ka vetëm Vllaznia. Kjo do të na bëjë të gjithëve ne që të luftojmë për një vend në formacion dhe rrjedhimis­ht do të rrisë cilësinë", përfundoi Kruja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania