Panorama Sport (Albania)

Pepa: Me tifozët në krahë, mbijetesa e sigurt

Sulmuesi lushnjar, i kënaqur me përgatitje­t dhe merkaton: Jemi gati për Superioren

-

Klubi lushnjar, ndonëse është në varësi të plotë të Bashkisë, ka mundur të realizojë disa afrime të rëndësishm­e gjatë periudhës së verës. Një ndër to është edhe Brunild Pepa, i cili, pasi i dha fund aventurës me Vllazninë, u rikthye në Lushnjë. Sulmuesi në një deklaratë të dhënë për "Panorama Sport" shfaqet optimist për sezonin e ri, ndërsa thekson se përgatitje­t in- tensive do të shoqërohen edhe me rezultatet. "Lushnja mbetet një qytet i apasionuar për futbollin dhe ky fakt na shton edhe më shumë dëshirën për të shkëlqyer me këtë fanellë. Përgatitje­t tona, që kur filluam më 3 korrik, janë shoqëruar me mbështetje­n që na jep publiku lushnjar. Edhe këtu në Pogradec interesimi për skuadrën është i madh. Grupi është i impenjuar dhe mendoj se këtë vit në Superiore nuk do të jemi vizitorë. Janë edhe tri javë të rëndësishm­e përpara startit, ndaj kjo periudhë do të shfrytëzoh­et maksimalis­ht prej nesh. Klubi ka bërë afrimet e duhura dhe kam bindjen se do të jemi një "kockë" e fortë për çdo kundërshta­r", është shprehur sulmuesi. Kujtojmë që Brunild Pepa është produkt i "shkollës" verdhejesh­ile. Lojtari ka debutuar me këtë fanellë si profesioni­t më 29 shtator 2009 kundër Pogradecit, duke shënuar në barazimin 1-1. Pas dy periudhave te Teuta, pas aktivizime­ve te Flamurtari, Bylisi dhe Vllaznia, kthehet në "Roza Haxhiu" pas shtatë sezonesh. Ai pritet të jetë një nga pikat më të forta të skuadrës së Banos. Ka qenë pikërisht tekniku lushnjar që e afroi te Lushnja kur ishte vetëm 18 vjeç. TIFOZËT - Kalimi në Kategorinë Superiore ka bërë që tifozët e Lushnjës ta presin kampionati­n me më shumë entuziazëm se vitet e tjera. Duke qenë se sezoni do të nisë në Shkodër, ultrasit nuk kanë në plan që ta lënë vetëm ekipin në javën e parë. Ata kanë filluar të mendojnë që tani për këtë transfertë. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania