Panorama Sport (Albania)

#$u%tëtari nuk do të h&ënjejë, këtë vit synojmë Kupat e 'uropës(

-

"Luftëtari i sezonit të ri do të jetë konkurrues dhe i aftë për të përballuar çdo kundërshta­r. Çelësi i suksesit të Luftëtarit, pa bujë dhe zhurmë në këtë merkato vere, është ruajtja e bërthamës së skuadrës së sezonit të fundit. Në organikën e Luftëtarit ka lojtarë kualitativ­ë, të cilët me paraqitjen e shfaqur në kampionati­n e fundit mahnitën sportdashë­sit në gjithë vendin. Nëse Luftëtarin e etiketuan si "hirushja" e kampionati­t të fundit, në garën e pritshme, që starton në 9 shtator, ekipi ynë do të dijë të përligjë dhe justifikoj­ë punën e nisur një sezon e gjysmë më parë". Kështu e nisi prononcimi­n e tij për "Panorama Sport" zv. presidenti i Luftëtarit, Artur Dade. Ndonëse puna për sezonin e ri ka nisur disi me vonesë, drejtuesit gjirokastr­itë janë optimistë dhe sipas tyre Luftëtari është i prirur për të ecur në korsinë e duhur. "Me stafin e ri teknik, i cili do të punojë i qetë pa ndikime të jashtme, Luftëtari jo vetëm që nuk do ta diskutojë mbijetesën, përkundraz­i do të synojë Kupat e Europës. Trajneri Luis Fernandez do të vendosë pikat mbi "i" sa u takon prurjeve të reja. Në ditët e qëndrimit në Greqi do të afrohen dhe dy futbollist­ë të huaj. Një qendërmbro­jtës dhe një mesfushor do t'i bashkohen ekipit në Veria. Qendërmbro­jtësi vjen nga Argjentina, ndërsa mesfushori nga Uruguai, emrat e të cilëve s'mund t'i bëj të ditur për momentin. Më duhet të pohoj se Luftëtari nuk do të zhgënjejë askënd", përfundoi Dade. Ekipi gjirokastr­it dje është zhvendosur në Greqi për fazën përgatitor­e. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania