Panorama Sport (Albania)

Mihani: Besa rikthehet në elitë

“Ia njoh tipin dhe e di se është nga ata njerëz që nuk e pranon lehtë humbjen”

- FERIZ FERIZAJ

Besa e sezonit të ardhshëm pritet të jetë shumë ndryshe nga ajo e katër viteve të fundit. Rikthimi i presidenti­t Nexhat Bixhdili në krye të ekipit ka bërë që të afrohen edhe disa futbollist­ë cilësorë dhe me eksperienc­ë. Një prej tyre është edhe Meglid Mihani, mesfushori kavajas, që së bashku me qendërmbro­jtësin Erand Hoxha do të jenë pikat referuese të ekipit në sezonin e ardhshëm futbollist­ik. Ndërkohë Mihani, në një prononcim për "Panorama Sport", ka treguar edhe arsyet e pranimit të ofertës nga skuadra e Besës dhe është i bindur për rikthimin e ekipit në elitën e futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm.

"Kam pranuar ofertën e presidenti­t Bizhdili për të qenë sërish pjesë e Besës, pasi e njoh mirë dhe e di se është një njeri që nuk i pranon lehtë humbjet. Të gjithë e dinë se falë tij kjo skuadër ka njohur majat e suksesit dhe për këtë arsye nuk e mendova dy herë ofertën që më ka bërë", ka thënë Mihani që do të jetë një nga lojtarët më të rëndësishë­m në skuadër në sezonin e ardhshëm.

GRUPI - Mesfushori verdhezi, pavarësish­t momentit dhe grupit aktual, mbetet besimplotë se 16 shtatori do ta gjejë ekipin gati për të nisur sezonin e ri futbollist­ik. Sipas Mihanit, skuadra ka ende nevojë për përforcime dhe sidomos për një mesfushor krahu dhe një sulmues që të dijë të finalizojë aksionet me efikasitet. "Ajo që mund të them është se konstatoj me kënaqësi se në grup ka shumë lojtarë me dëshirë e ego për të fituar. Mes tyre ka shumë të rinj, por ashtu si ne në fillimet tona, edhe ata kanë nevojë për kohë. Presidenti ka premtuar se shumë shpejt do të afrojë sulmues dhe 3- 4 lojtarë me përvojë. Në momentin që ata do të vijnë në përbërje të ekipit, atëherë do të jemi të kompletuar", tha lojtari që komenton edhe ndeshjen e parë që skuadra do të luajë ndaj Dinamos. "Do të jemi gati për atë ndeshje dhe për të tjerat që do të vijnë me objektivin e vetëm që skuadra sezonin e ri futbollist­ik të jetë aty ku e ka vendin, në Kategorinë Superiore", ka përfunduar Mihani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania