Panorama Sport (Albania)

Korabi në “gjumë letargjik”, por Mëziu premton ringritjen

“Të martën prezantojm­ë trajnerin dhe nisim punën”

-

Një kohë e gjatë në heshtje ka shqetësuar jo pak tifozët e Korabit për përfaqësim­in e skuadrës së tyre në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Deri në këto momente skuadra është pa një trajner dhe pa lojtarë të konfirmuar. Megjithatë administra­tori i dibranëve, Fehmi Mëziu, në një prononcim për "Panorama Sport", është shprehur: "Gjatë kësaj periudhe jemi përqendrua­r në rregullimi­n e stadiumit dhe sistemimin e bazës materiale të ekipit. Gjithashtu jam në bisedime me disa prej lojtarëve dhe të hënën e të martën kam si objektiv që t'i zyrtarizoj­ë të gjithë. Për këtë arsye, kemi qëndruar në heshtje. Në fillimjavë­n e ardhshme do të emërohet trajneri i ri. Kam biseduar me 2-3 që mendoj se janë në parametrat e trajnerit që ne duam për ringjitjen e skuadrës në Superiore, por nuk dua të bëj me dije emrat, pasi do t'ju informoj në momentin që do të bëhet edhe zyrtarizim­i i atij që do të marrë drejtimin e skuadrës. Gjithashtu janë 7 lojtarë që do të qëndrojnë nga sezoni i kaluar dhe pjesa tjetër do të vijë nga merkato", ka thënë Mëziu. Financat - Në sezonin e kaluar, Korabi u përball me probleme financiare, por Mëziu shprehet se për sezonin e ri futbollist­ik kjo pjesë është siguruar. "Pa financa nuk mund të ecësh, pasi ne e provuam një gjë të tillë në sezonin e shkuar. Aktualisht kemi siguruar një fond për bazën materiale nga një dibran që është dashamirës i skuadrës së Korabit. Gjithashtu është edhe një mik i Dibrës, që do të investojë për ekipin. Kam bindjen se skuadra ditën e martë do të dalë në fushën stërvitore dhe përgatitje­t do të kryhen në Tiranë, ndërsa ndeshjet në Dibër. Kemi humbur pak kohë në ndërtimin e ekipit, gjë të cilën e kanë bërë skuadrat e tjera, por ne kemi ecur në heshtje, duke qëndruar me "këmbë në tokë" dhe sistemuar të gjitha gjërat e tjera. Viti i kaluar na dha një leksion dhe mësuam shumë për futbollin shqiptar. Por, jemi në punë për të ndërtuar një skuadër të re me lojtarë cilësorë", ka përfunduar Mëziu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania