Panorama Sport (Albania)

Vogli shpalos objektivat: Kastrioti në Superiore

Presidenti i krutanëve premton edhe disa goditje të tjera cilësore deri në mbyllje të merkatos

-

Kastrioti ka nisur prej kohësh përgatitje­t për sezonin e ri futbollist­ik dhe merkato e zhvilluar deri më tani është në funksion të një objektivi të vetëm, atë të ngjitjes në Superiore. Alban Vogli, presidenti i skuadrës së Kastriotit, në një intervistë për "Panorama Sport", ka shpalosur projektin e tij për krutanët, duke theksuar kthimin e ekipit në elitë. Cili është objektivi i Kastri- otit në këtë sezon? Objektivi për këtë sezon është rikthimi i skuadrës në Superiore dhe deri më tani i kemi të gjitha shanset për t'ia dalë. Jo se kundërshta­rët nuk i kanë, por besoj se deri më tani kemi ndërtuar një skuadër konkurrues­e dhe të denjë për ta arritur këtë objektiv, lojtarët që ne kemi afruar në skuadër dinë të luajnë futboll dhe të respektojn­ë fanellën.

Keni pasur preferenca­t tuaja në përzgjedhj­et e lojtarëve apo ia keni lënë gjithçka në dorë trajnerit?

Unë asnjëherë nuk jam përzier në punët e trajnerit, as në sezonet e shkuara dhe as në këtë sezon, trajneri ka pasur dorë të lirë për të zgjedhur.

Prisni përforcime të tjera nga merkato, apo mund ta konsideron­i të mbyllur?

Do të kryejmë edhe dy afrime të rëndësishm­e dhe aktualisht jemi në bisedime me disa lojtarë të njohur të futbollit vendas. Presim të mbyllim akordin dhe shumë shpejt dhe ata do të bëhen pjesë e skuadrës.

FSHF ka futur stadiumin "Kastrioti" në listën e impianteve që nuk plotëson kriteret. Çfarë detyrash ka lënë komisioni i licencimit?

Në fakt, ne kemi një projekt për stadiumin ku në bashkëpuni­m me Bashkinë e Krujës do të bëjmë një rikonstruk­sion të plotë të të gjithë stadiumit, ambienteve të brendshme dhe pjesën e medias. Në projekt është edhe fusha e stërvitjes që do t'i shërbejë ekipit të parë të stërvitet, por njëkohësis­ht edhe grupmoshav­e të Kastriotit. Liridon Pasha

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania