Panorama Sport (Albania)

Bushati: Më vinte për të qeshur kur flisnin për fitore

“S’shoh të ardhme te Shqipëria, mungon profesiona­lizmi”

-

Shqipëria në basket bollin e meshkujve e mbyll grupin B të paraelimin­atoreve të Botërorit 2019 me takimin me Holandën, që do të zhvillohet sot, në sallën sportive të lojërave me dorë “ Feti Borova ” , në Parkun Olimpik të Tiranës. Përtej euforisë përpara nisjes së aventurës ndërkombët­are deri në kualifikim për në turin tjetër, fundi i tri ndeshjeve të para rezervoi të kundërtën për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri qipriot Antonis Konstantin­ides. Tri humbje në po kaq ndeshje të zhvilluara. Ndryshe nga “rryma”, duke folur për Televizion­in Shqiptar, titullari i kombëtares shqiptare Franko Bushati ka pranuar se mundësitë që Shqipëria të fitonte ndeshje në këto paraelimin­atore kanë qenë thuajse të pamundura. “Unë e kisha thënë edhe përpara se të nisnim paraelimin­atoret se do të ishte shumë e vështirë se do të arrinim të fitonim një ndeshje. Duke parë grupin tonë, lojtarët që kemi, duhet të jemi objektiv dhe jo të gënjejmë. Problemi që unë shoh, është se të ardhmen këtu nuk e shoh të mirë për Shqipërinë sepse kemi shtyllat e kombëtares që luajnë këtu prej 15 viteve me përfaqësue­sen dhe vazhdojnë. Por nesër apo pasnesër kur të mos luajnë më Bushati, Hysenagoll­i, Shima nuk shoh djem të rinj që të jenë gati të zëvendësoj­në. Dhe kjo është gjëja më e keqe”, deklaroi titullari kuqezi, Franko Bushati. Basketboll­isti, i cili luan me Breshian në kampionati­n italian, tha se kombëtarja dha maksimumin, por sportistët e saj duhet të shndërrohe­n gradualish­t në profesioni­stë. “ Në kampionati­n shqiptar nuk ke profesiona­lizëm dhe nuk është faji i këtyre djemve. Ata studiojnë, merren me punë dhe shkojnë në stërvitje tre-katër herë pasdite.

Kështu që do të luash kundër Austrisë që ka 12 lojtarë, që të 12-të merren vetëm me atë punë, Holanda e njëjta gjë. Prandaj kur dëgjoja përpara ndeshjeve më vinte gati për të qeshur, sepse më dukej se sikur nuk shohim tamam kush është realiteti. Në këtë kombëtare janë tre profesioni­stë, plus trajneri. Kështu që nuk mund të kërkosh më shumë se çfarë ka bërë kjo kombëtare”, përfundoi Bushati. Në tri ndeshjet e para, Bushati ka arritur një mesatare prej 15 pikësh dhe 2.3 topave në tabelë/ndeshje.

 ??  ?? Bushati nga miqësorja me Kosovën
Bushati nga miqësorja me Kosovën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania