Panorama Sport (Albania)

Gilbert Hoxha, “de jure” gjyqtar ndërkombët­ar

-

Sakrifica disavjeçar­e, shtuar këtu edhe atë financiare disa milionëshe, është shpërblyer më në fund për gjyqtarin e perspektiv­ës të basketboll­it shqiptar, Gilbert Hoxha. Prej disa ditësh, Hoxha është pajisur zyrtarisht me licencën e gjyqtarit ndërkombët­ar. “E gjitha kjo ka filluar përpara tre viteve që me kampin e parë që kam qenë në Bosnjë Hercegovin­ë, më pas në Kosovë, në katër klinika në Bullgari së bashku me kolegun tjetër Marli Kasemi. Dhe duke qenë se sistemi ndryshoi, pas tre viteve angazhim erdhi më në fund ky finalizim. Për dijeni, kampi i fundit që kam ndjekur është zhvilluar në Kosovë përpara një viti e gjysmë. Sepse specifika e kampeve është e tillë duke i ndarë me zona, Ballkani i zhvillon klinikat e veta brenda kësaj zone. Ti nuk mund të shkosh në një klinikë që është në Gjermani. Le të themi që kam pasur edhe mbështetje­n e Federatës. Nga ana e tyre këtu në Shqipëri kam qenë mjaft i vlerësuar, i përzgjedhu­r në mjaft ndeshje të rëndësishm­e, në finale, Kupa. Dhe ky ka qenë një plus për mua që të rritesha profesiona­lisht. Pastaj nga aspekti financiar çdo gjë është mbuluar në mënyrë personale. Në fakt ka qenë një pasion ku nuk hiqja dot dorë. I hyra kësaj rruge dhe do t’i shkoja deri në fund”, u shpreh ndërkombët­ari Hoxha për gazetën “Panorama Sport”. Premiera e tij si ndërkombët­ar pritet të jetë arbitrimi në “EuroCup” në muajin tetor. “E ardhmja do të ketë më përgjegjës­i për mua. E bukura është që ti mendon se ke arritur maksimumin, por këtu sapo ka filluar. Dhe këtu fillon një tjetër etapë e re që kanë nevojë për shumë punë, shumë përgjegjës­i. Turneu i parë zyrtar ku ne do të gjykojmë do të jenë “EuroCup”, meshkuj dhe vajza që nis në muajin tetor. Shpresoj të jetë starti i parë, pastaj do të kemi edhe ndeshje në Ligën Ballkanike, më pas me angazhimin në turnetë e verës”. Bashkë me Hoxhën u certifikua së fundmi si gjyqtar ndërkombët­ar edhe Marli Kasemi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania