Panorama Sport (Albania)

K

Përplasja në Itali, një 33- vjeçare rrezikon jetën

-

Me siguri ju kujtohet < lvis Kabashi, futbollist­i që pretendont­e se ishte shumë i mirë për të luajtur për Shqipërinë dhe se =talia do t>i kishte dyert e hapura për të. ?ë pasi mohoi fanellën kuqezi, mesfushori jo vetëm që nuk mori asnjëherë një thirrje nga të kaltrit, por karriera e tij mori një rrugë aspak pozitive. Me 1 korrik, atij i përfundoi edhe kontrata afatgjatë që kishte lidhur 5 vite më parë me @ uventusin, duke mbetur tashmë pa ekip. Por ky është problemi më i vogël me të cilin po përballet aktualisht lojtari, i cili po përballet me drejtësinë italiane dhe ndoshta mund të rrezikojë edhe burgun. Rreth orës 01.30 të mbrëmjes së të enjtes, Kabashi ka shkaktuar një aksident të rëndë automobili­stik në Forte Dei Marmi, në të cilin janë përfshirë dy makina dhe një motor. Sipas mediave italiane, një makinë Mercedes që drejtohej nga Kabashi, ka goditur një makinë Fiat duke nisur dinamikën e përplasjes. Pas kontrollit të policisë, Kabashi rezultoi pozitiv ndaj testit të alkoolit dhe si masë parandalue­se i është hequr

patenta, ndërsa hetohet ngjarja nga e cila kanë mbetur të plagosur tre persona. Mes tyre, më rëndë është një 33vjeçare nga Breshia, e cila është në gjendje kritike, e shtruar në reanimacio­nin e 7ersiljas. Një A 1- vjeçar dhe një vajzë

tjetër kanë pësuar dëme më të lehta. Policia bashkiake ka bërë të ditur paraprakis­ht se makina e Kabashit, pasi ka goditur Fiatin që drejtohej nga një turist arab, ka kaluar në korsinë tjetër duke përplasur motorin që po i vinte përballë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania