Panorama Sport (Albania)

Andre Silva, në gjurmët e Van Bastenit

-

Fanella me numër 9 në ndeshjen ndaj Shkëndijës ishte mbi shpatullat e Andre Silvës, i cili me një dygolësh përkujtoi më së miri 22-vjetorin e lamtumirës së një tjetër numri 9 që në "San Siro" ka lënë aq shumë kujtime. Marko Van Basten debutonte gjithashtu me gol, por ndodhte në Kupën e Italisë dhe në atë sfidë shënonte edhe Gulit. Debutim zyrtar si titullarë për të dy dhe po ashtu goli i tretë i sfidës që shënohet nga numrat nëntë. Historia vështirë se përsëritet, siç thotë Gulit mund të bësh më mirë ose më keq, por asnjëherë njëlloj, por Silva përsërit të njëjtin debutim në 30 vite distancë.

E KALUARA - Kredhja e dytë në histori ka rishtazi lidhje me Van Basten. Siç thamë 22 vite më parë "Mjellma e Utrhetit" braktis futbollin për shkak të kaviljeve të kristalta që me topin bënin magji, por kundër takave të kundërshta­rëve nuk mund të bënin asgjë. Teksa me magjitë në fushë merrej Andre Silva, në pushim të ndeshjes "San Siro" brohoriste emrin e Marko holandezit. REPERTORI - Gjatë javës që po mbyllet, Montela shpesh duke folur për portugezin e ardhur për 38 milionë euro shpesh përsëriste fjalinë "më ngjan më dikë që ka bërë historinë e Milanit". Rruga është e gjatë për Silvën, pasi nivelet e Markos duken ende larg, por cilësitë janë, e thotë Montela dhe nënshkruan Kristiano Ronaldo.

FINTJA - Sinjalet e para i dha ndaj Betisit ku megjithëse Milani humbi, Andre tregoi një pjesë të cilësive të tij. Ndaj Shkëndijës shënoi dy herë, por mund të kishte realizuar pa frikë dyfishin. Sikur ajo finte të mos ishte ndaluar nga portieri tetovar, sot do të flisnim për teknikë mbi normë e ndoshta edhe për "shembje" të "San Siros". MOSHA - Andre është vetëm 21 vjeç dhe prej të paktën një dekade dëgjon t'i vihen nofka nga më të ndryshmet. Deko apo pasardhësi i Ronaldos pak rëndësi ka, ajo që i nevojitet është kultura e punës, teksa te Milani po i habit të gjithë me përkushtim­in e tij në stërvitje. Thonë që dy prova përbëjnë një fakt, dy golat e së enjtes duken një fakt më se i mjaftueshë­m, për momentin, për klubin, por edhe për fanellën me numër 9.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania