Panorama Sport (Albania)

Fjalim lideri, ja si Leonardo Bonuçi karikoi Milanin

Kushtrim kuqezi: Vuajmë dhe fitojmë si skuadër

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ndeshja e parë ndaj Shkëndijës, e vlef shme për Ligën e Europës, ora 20: 40. Milani zbret shkallët e korridorit që çon në fushë dhe teksa Leonardo Bonuçi, me shiritin në krah, duket i karikuar për sfidën, Rikardo Montolivo, ai që deri dje ishte kapiten, është disi i trishtuar. Mendimi i parë që i vjen ndër mend është për një ekip të përçarë që në dhomat e zhveshjes, por kur skuadra zbret në fushë mbrojtësi e mesfushori përqafohen dhe aty kuptohet që gjendjet e tyre janë thjesht çështje karakteri dhe mënyrë të interpretu­ari momentet e veçanta. Ata mbeten liderë, secili në mënyrën e tij, dikush më ekspresiv e një tjetër më i heshtur.

Bonuçi, si një kapiten i regjur nga mijëra beteja, ndonëse jo me fanellën kuqezi, mbledh rreth vetes skuadrën. Leonardo, i porsaardhu­r, por i graduar menjëherë nga krerët, duket se e ka ekipin pas vetes. Fjalët e tij të para si kapiten e Milanit, t'i quash emocionues­e do të ishte e pakët. Sfida duhet ende të fillojë, por përpara nxehjes së zakonshme Bonuçi formon një rreth përqafimes­h me shokët dhe flet:

Në golin e dytë të skuadrës, teksa Montolivo festonte golin e parë me fanellën e Milanit, Bonuçi i tërhiqte vëmendjen ekipit për të mos ulur përqendrim­in. Edhe në fund të ndeshjes ishte ai së bashku me Montolivon që drejtuan

skuadrën nën tribunën e tifozëve ultras. Marota që nga mbrëmja e së enjtes deklaroi se në luftë për titull është edhe Milani. Montolivo nuk komentoi, ndërsa Bonuçi disi përmbajtur deklaronte: "Më vjen mirë, na druhen", dy karaktere, dy mënyra të ndryshme për t'u përballur me situata, por ja që Montelës dhe Milanit i duhen të dy kapitenët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania