Panorama Sport (Albania)

;yrtarizohe­t Blez Matuidi, ja shifrat e 9mendura të kontratës

-

Blez Matuidi është zyrtarisht një futbollist i Juventusit. Masimilian­o Alegri i shton kështu një lojtar të rëndësishë­m grupit të tij, i cili në Francë, në vitet e fundit, ka fituar 4 kampionate. 5 Superkupa, 4 Kupa Lige dhe 3 Kupa të Francës. Ai është një mesfushor i brendshëm i krahut të majtë, shumë i aftë jo vetëm në shkatërrim­in e aksioneve dhe në shpërndarj­en e lojës, por di të çajë mjaft mirë edhe mes linjave të mbrojtjes kundërshta­re në fazën sulmuese. Pasi kaloi me sukses dopio-vizitat mjekësore që iu nënshtrua, ai firmosi një kontratë deri më 30 qershor 2022, prej 3 milionë eurosh neto në sezon dhe do të mbajë veshur numrin e tij të preferuar, 14-ën.

SHIFRAT DHE FJALËT E PARAPër mesfushori­n 30- vjeçar u deshën dy ditë bisedime të tjera mes

PSG-së dhe Juventusit, për të gjetur akordin mbi bonuset. Nëse fillimisht ato ishin menduar minimale, dje rezultati ka qenë krejtësish­t tjetër.

Përveç 20 milionëve fillestar të rënë dakord, PSG-ja mund të fitojë gjatë

4 viteve të ardhshme edhe një shumë prej 10.5 milionë eurosh, të cilat lidhen me një numër konkret prezencash në sezon të lojtarit. "Jam krenar që do të vesh këtë fanellë, - ishin fjalët e para të Blez Matuidisë, pas firmës. - Po pres me padurim që të njoh shokët e mi të rinj dhe të vihem në dispozicio­n të trajnerit Alegri. Juventusi është një klub me një histori unike në Itali, por edhe një klub mjaft ambicioz që kërkon të bëjë historinë edhe në Europë. Këto dy ëndrra i kam dhe unë, prandaj jam i bindur se kam zgjedhur skuadrën e duhur për të vazhduar karrierën time. Këtu kanë luajtur edhe francezë të tjerë të rëndësishë­m si Zidan, Deshamp e Platini, prandaj edhe unë shpresoj që të bëj të njëjtën histori dhe të fitoj njësoj si ata".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania