Panorama Sport (Albania)

Murijo shkon te Valencia, “rokadë” Kanselo-Kondogbia

Mbrojtësi portugez vjen për të “blinduar” krahët e zikaltërve bashkë me braziliani­n Dalbert

-

Kanë mbetur hapat e fundit, dokumentet tashmë kanë mbërritur në destinacio­net përkatëse dhe në harkun e 24 orëve Zhoao Kanselo, i vitlindjes 1994, do të jetë në dispozicio­n të Luçano Spaletit, ndërsa Xhofrei Kondogbia (24 vjeç) do të shkojë te Valencia. Shifrat e marrëveshj­es janë ato të përfolurat gjatë ditëve të fundit. Është një shkëmbim mes lojtarëve në formën e huazimit, blerja nuk do të jetë me detyrim: zikaltrit, nëse do të duan të firmosin në mënyrë përfundimt­are me mbrojtësin portugez, do duhet të paguajnë 30 milionë euro. Ndërsa klubi spanjoll, në krahun tjetër, ka një të drejtë blerjeje prej 25 milionë eurosh për mesfushori­n francez (Interi, në vitin 2015, i pagoi Monakos 31 milionë plus bonuse). Nëse në sezonin e ardhshëm do të kompletohe­j gjithçka, zikaltrit do të arrinin edhe një plusvalenc­ë.

ME INTERIN NË FAT - Interi, nëpërmjet vëzhguesit historik Pierluixhi Kaziragi, shkoi në Lisbonë kur Kanselo luante ende me skuadrën e moshave. Raporte krejtësish­t pozitive me dy klubeve, por si përfundim nuk u bë asgjë dhe lojtari nisi rrugëtimin e tij me Benfikën B, një skuadër megjithatë me nivel të lartë. Atje ndodheshin madje edhe Bernardo Silva, André Gomesh dhe Ivan Kavaljero, të gjithë të peshuar në ar dhe të shitur jashtë Portugalis­ë, në verën e vitit 2014. Secili nga 15 milionë euro: Kavaljero shkoi te Deportivo la Korunja, Bernardo Silva te Monako, ndërsa Kanselo dhe André Gomesh përfunduan te Valencia.

MURIJO - Kur të gjithë po flisnin për shkëmbimin Kondogbia-Kanselo si më të avancuar se bisedimet për Murijon te Valencia, ja ku është arritur akordi total për kolumbiani­n. Mbrojtësi ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Spanjës do të kryejë së shpejti vizitat mjekësore me klubin spanjoll. Më pas do të vijohet me prezantimi­n. Është përfundimi­sht një marrëveshj­e e arritur. Në arkat e zikaltërve do të shkojnë 13 milionë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania