Panorama Sport (Albania)

Barcelona, bluzë të veçantë për të nderuar viktimat

Të dielën në debutim, në vend të emrit të lojtarëve, do të shkruhet emri i qytetit

-

Për të kujtuar viktimat e një atentati që shkaktoi shumë lot në të gjithë botën, por mbi të gjitha 15 viktima dhe mbi 80 të plagosur. Pas Parisit, terrorizmi goditi edhe qytetin e Barcelonës, ku pesë radikalë të "IS"- is, me disa furgonë shkuan drejt mbi turmën, duke shkaktuar jo vetëm panik, por fat- keqësisht edhe viktima dhe shumë të lënduar. Ngjarja ndodhi pasditen e të enjtes dhe me frikën se bilanci i humbjeve mund të vazhdojë që të rritet. Qyteti ka hyrë i gjithi në zi, me masat e sigurisë që janë në maksimum, edhe pse deri në natën e dy ditëve më parë, policia ka vrarë 5 prej terroristë­ve, ndonëse numri i tyre në aksion mund të ketë qenë edhe më i madh. Gjithsesi, në pritje sesi do të evoluojë kjo ngjarje dhe ky hetim, edhe bota e sportit ka vendosur që të nderojë viktimat. Pa dyshim që Barcelona ka qenë e para, duke qenë se ngjarja ndodhi në qytetin e tyre, duke vendosur që për debutimin në kampionat, nesër në orën 20: 15 minuta ( kundër Betisit, në stadiumin "Kamp Nou"), të luajë me një fanellë të veçantë. Në vend të emrave të çdo futbollist­i mbi shpatulla, do të vendoset emri i qytetit, "Barcelona". Edhe klubet e tjerë, mes të cilëve edhe rivalët e Realit të Madridit, kanë shprehur ngushëllim­e dhe kanë mbajtur 1 minutë heshtje, përpara fillimit të stërvitjes së djeshme. Natyrisht, të gjitha ekipet e ligave profesioni­ste i janë bashkuar edhe faktit për të luajtur me shiritin e zi në krahë, në shenjë nderimi, por në të njëjtën kohë, edhe të gjitha takimet do të nisin me një minutë heshtje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania