Panorama Sport (Albania)

Murinjo frenon: Nuk jemi kampionë dhe as ekip ëndrrash

"Klubi premtoi, por s'erdhi askush, nuk pres surpriza"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Pas "pokerit" ndaj Uest Hemit, java e dytë do ta vendosë Mançester Junajtidin kundër Suonsit. Në lidhje me sfidën e programuar për sot, në ora 13:30 në "Liberty Stadium", trajneri Zhoze Murinjo në konferencë për shtyp u përpoq të mbante në nivele të larta përqendrim­in e skuadrës së tij. Portugezi nuk hezitoi të komentonte edhe merkaton nga e cila, pavarësish­t premtimeve, nuk pret më asnjë surprizë.

PA EUFORI - Në deklaratën e tij, ai theksoi se: "Kam aq përvojë dhe ekuilibër sa të kuptoj se një ndeshje e fituar 4-0 nuk të shpall kampion Anglie, apo të transformo­n automatiki­sht në një skuadër ëndrrash. Mund të pranoj që jemi favoritë, por aspak një ekip ëndrrash, thjesht kemi më shumë besim se sezonin e kaluar dhe kemi më tepër kohë që punojmë së bashku. Tani duhet durim dhe këmbë në tokë, pasi edhe sezonin e kaluar pas tri javësh kishim nëntë pikë, por kampionati­n e mbyllëm në vendin e gjashtë".

MERKATO - Në lidhje me merkaton dhe veçanërish­t transferim­in e munguar të Ivan Perisiç, Murinjo u përgjigj pa shumë optimizëm: "Nuk jemi në merkato dhe nuk do të kthehemi në rast se një ngjarje e pazakontë s'na detyron të ndërhyjmë. Me drejtorin Uduard kam folur dhe i kam siguruar që nuk do të ketë asnjë presion nga ana ime, pavarësish­t se kërkova katër blerje. Ai e di çfarë është më e mira për klubin dhe unë jam gati të punoj, edhe pse blerja e katërt ndoshta nuk do të vijë. Ka lojtarë që ndeshjen e parë e luajnë me një skuadër, ndërsa të dytën me një ekip tjetër. Personalis­ht jam shumë i qetë, pasi e njoh cilësinë e organikës që kam në dispozicio­n dhe nuk ka problem nëse nuk vjen askush tjetër".

KUNDËRSHTA­RI - Suonsi vjen pas një barazimi pa gola ndaj Sauthempto­nit në javën e parë dhe në fushën e tyre do të kërkojnë jo vetëm golin, por dhe trepikëshi­n e parë në kampionat. Murinjo i di mirë kurthet e Premier Ligës, ndaj e këshillon skuadrën: "Xhordan Aju nuk është i vetmi element nga i cili duhet të kemi kujdes. Suonsi është një skuadër agresive në shtëpi dhe ne nuk duhet të bëjmë gabimin që t'i nënvlerëso­jmë. Kam ende disa dyshime mbi formacioni­n, por në fushë do të zbresin një pjesë e mirë e atyre që siguruan suksesin në premierën në kampionat".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania