Panorama Sport (Albania)

S’ka fusha, Lushnja në “hall” për stërvitjen

Punimet në stadium shqetësojn­ë klubin, ja opsionet e vetme ku mund të nisin përgatitje­t

-

Skuadra e Artan Banos mbyll zyrtarisht ditët pogradecar­e. Pas një seance të zhvilluar gjatë paradites, ekipi ka marrë menjëherë rrugën drejt Lushnjës. E hëna u është lënë pushim absolut lojtarëve, ndërsa nesër do të nisin një tjetër cikël përgatitje­sh. Por e marta do i vendosë përballë një "halli" jo të vogël. Duke qenë se në stadi- um po punohet prej kohësh (për të plotësuar parametrat e vendosura nga FSHF-ja për licencimin), e paqartë mbetet pjesa se ku do të stërvitet ekipi. Me rikthimin e skuadrës në Lushnjë, klubi po shikon mundësinë që skuadra të stërvitet në një nga fushat e njësive administra­tive të Bashkisë së Lushnjës. Dhe, nëse ndodh kjo, do i duhet që të udhëtojë me autobus. Ndërkohë që tapeti i vjetër është zhvendosur pas dy portave. Ndaj, ekziston mundësia që ekipi të stërvitet pikërisht pas portave, duke qenë se është mundësia. E megjithatë, pritet që nesër të vendoset zyrtarisht se ku do të përgatitet për sezonin e ri ekipi i sapongjitu­r në elitë. Gjatë pasdites së djeshme, ka vizituar stadiumin edhe specialist­i grek i tapetit, i cili ka konfirmuar se javën e ardhshme ai do të mbërrijë në Lushnjë dhe menjëherë do të nisë shtrimi i tij. Mendohet që deri në startin e kampionati­t të zhvillohen të tjera miqësore. Në plan është një ndeshje me Shkumbinin, megjithatë axhenda zyrtare mbetet ende e pakonfirmu­ar. MERKATO - Lushnja pothuajse e ka mbyllur merkaton, por nuk përjashtoh­et mundësia për ndonjë afrim të fundit. Klubi rinovoi pothuajse me të gjithë futbollist­ët më të rëndësishë­m që ishin pjesë e organikës edhe sezonin e kaluar. Ndërkohë që ka realizuar gjashtë afrime, ku katër prej tyre do të jenë debutues. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania