Panorama Sport (Albania)

Trajneri Bledi Shkëmbi & CO e nisin me humbje aventurën te Liria

Superliga e Kosovës mbyll javën e parë, Drita surprizon Prishtinën

-

Superliga e Kosovës ka mbyllur dje javën e parë të kampionati­t, javë e cila u luajt në tri ditë. Të premten kampionët e Trepça '89 e nisën me këmbën e mbarë mbrojtjen e kurorës, pasi fituan 3-1 ndaj Flamurtari­t të Prishtinës. Të shtunën Llapi mundi 1- 0 Drenicën, ndërsa Ferronikel­i fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë së Porozhanit. Dje u luajtën tri ndeshjet e tjera. Ish-kapiteni i Skënderbeu­t, Bledi Shkëmbi dhe "kolonia" e futbollist­ëve nga Shqipëria në radhët e Lirisë së Prizrenit, Vrapi, Sefa, Basriu, Magani dhe Zeka, e ka nisur me humbje debutimin në futbollin kosovar. Vëllaznimi i është gëzuar fitores 1-0 në stadiumin e Gjakovë ndaj Lirisë. Pas një aksioni të bukur, në minutën e 29-të Albutrint Morina, falë asistit të Jeton Dushit shënon golin e fitores për Vëllaznimi­n. Në pjesën e dytë Liria e trajnerit Shkëmbi u përpoq të barazonte, por prizrenasi­t nuk arritën të finalizoni­n. Surpriza e kësaj jave të parë mund të konsideroh­et Drita e Gjilanit që në transfertë ka fituar 1-0 ndaj Prishtinës, e cila në merkaton e verës riktheu nga Partizani mesfushori­n Mentor Mazrekaj. Takimi u luajt në fushë asnjanëse, në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas. Goli i fitores për Dritën u shënua nga Xhevdet Shabani në minutën e 32-të të takimit. Gjilani ka arkëtuar tri pikët e para të sezonit të Superligës së Kosovës, duke triumfuar me rezultat 2-1 kundër Besës së Pejës. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 31të, kur Isa Eminhaziri realizoi me kokë. Në minutën e 53-të, Gëzim Rusi e gjeti rrjetën falë pasimit të Diar Mustafës. Besa e ngushtoi rezultatin me Fetim Kasapin në minutën e 78-të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania