Panorama Sport (Albania)

Shkëlqen Milani, të rinjtë bëjnë ligjin

Fitore dhe lojë, “ eroplani” shkërmoq Krotonen e jetit

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Fillim më të mirë nuk mund të kishte. Pa varësisht disa ndryshimev­e në formacion, Milani shënon një tjetër fitore, e katërta radhazi për sezonin kuqezi që ka nisur prej një muaji për shkak të eliminator­eve në Ligën e Europës ndaj Kraiovës. Rodrigez në mbrojtje, Lokateli në mesfushë dhe Kutrone në majën e sulmit janë ndër risitë e pakta që propozon "Djalli". Ndeshja nuk ka shumë histori dhe vendoset që në minutat e para, kur Çekerini del me karton të kuq pas një ndërhyrje, ndaj Kutrones në zonë, që i shpëtoi arbitrit, por jo teknologji­së. Penalltia e akorduar shndërrohe­t në gol nga Frenk Kesi, i cili debuton me gol në kampionat me fanellën e re. Krotone pa Ajetin shpresonte në një nisje ashtu siç e kishin mbyllur kampionati­n e kaluar, por kuqezinjtë rezultuan një kafshatë shumë e madhe për kalabrezët. Kuqezinjtë në avantazh numerik dhe shifrash vazhdojnë të prodhojnë lojë dhe në minutën e 18-të gjejnë edhe golin e dytë të ndeshjes. 19-vjeçari Kutrone, pasi debutimit me gol në "San Siro" në Ligën e Europës, gjen edhe golin e parë në Serinë A. Krosim në zonë nga i papërmbajt­shmi Suso dhe sulmuesi i ri gjen golin me kokë nga brenda zonës. Festa e djaloshit përfundon në krahët e Montelës, trajneri që po i beson kaq shumë, pavarësish­t moshës së re të futbollist­it. As pesë minuta nuk kalojnë dhe Kutrone i kthen nderin Susos, duke i shërbyer për golin e tretë të Milanit që fut fitoren në kasafortë. Budimir përpiqet të shënojë të paktën golin e nderit për Krotonen, por në ndeshjen e djeshme kishte vend edhe për lavdi nga ana e Donarumës, i cili tregon vlerat e tij edhe pse nuk ngacmohet thuajse aspak nga kundërshta­rët. Kur duhen edhe 4 minu-

ta nga përfundimi i pjesës së parë, skuadrat bëjnë një pushim të detyruar për shkak të një problemi me ndriçimin. Kujtojmë se, për shkak të disa ndryshimev­e në stadiumin "Enco Shida", Krotone mori lejen për të zhvilluar ndeshjen në impiantin e saj vetëm pasditen

e së shtunës. Shtesa e akorduar nga arbitri Mariani nuk sjell asnjë ndryshim me skuadrat që u drejtohen dhomave të zhveshjes me rezultatin e vulosur. Pjesa e dytë është administri­m forcash dhe energjish për skuadrën e Montelës, e cila luan e pashqetësu­ar.

Në kërkim të lavdisë dhe golit të parë, edhe Andre Silva zë vendin e Kutrones. Portugezin dhe goditjes së tij me kokë i mohon festën Kordaz, por ritmi është i ulët dhe kuqezinjtë nuk përfitojnë. Edhe Çahlanoglu mundohet të gjejë golin personal,

por goditja e tij nuk bën dëme të mëtejshme. Krotone përgjigjet duke u hedhur në sulm, pavarësish­t mundësive të pakta për rezultat, por Muzakio dhe Bonuçi administro­jnë çdo shqetësim në zonë pa shumë vështirësi. Hoze Mauri merr vendin e Lokatelit

që tregoi personalit­et në kabinën e regjisë. Pikërisht argjentina­si tenton portën pas pak minutash, por sërish Kordaz mohon golin e "pokerit" kuqezi. Me Donarumën, që grushton një tentativë të Barberis, mbyllet sfida me tre gola dhe tri pikë për Montelën dhe të tijtë.

 ??  ??
 ??  ?? Kutrone i gëzohet golit në debutim
Kutrone i gëzohet golit në debutim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania