Panorama Sport (Albania)

Avokati i Milinkoviç: Luftëtari e la 3 muaj pa rroga

“Gardiani” vlerëson grupin, beson te realizimi i objektivit

- ERMAL SIKA

Tre portierë ka në dispozicio­n trajneri Shpëtim Duro, nga të cilët vetëm njëri është me eksperienc­ë. Në ndryshim nga vitet e kaluara, kur Flamurtari ka pasur edhe një portier rezervë me eksperienc­ë, këtë vit kuqezinjtë kanë vetëm një "gardian" me përvojë dhe dy të rinj. Bëhet fjalë për Adis Nurkoviç, si dhe portierët e tjerë që vijnë nga ekipi i të rinjve, Edi Sali dhe Pano Qirko. Në rast të ndonjë dëmtimi të mundshëm të Nurkoviç, vlonjatët mbeten "në hall" për portën, për shkak se dy portierët e tjerë nuk kanë minutat e nevojshme dhe eksperienc­ën e duhur në ekipin e parë. Sezonin e kaluar vlonjatët kishin portierë Argent Halilajn dhe Stivi Frashërin, të dytë.

ADIS NURKOVIÇ-Portieri i Kombëtares së Kosovës shikohet si titullar i padiskutue­shëm te Flamurtari. 31vjeçari ka lindur në Bosnjë, por zotëron pasaportë kosovare dhe u afrua te kuqezinjtë pas largimit të Argent Halilajt dhe Stivi Frashërit. Në këto kushte, si titullar kryesor i portës, Nurkoviç kërkon që të fitojë zemrat e vlonjatëve. Për të është eksperienc­a e parë në Shqipëri dhe kërkon që të qëndrojë sa më gjatë. Në një prononcim për "Panorama Sport", portieri i Flamurtari­t, Adis Nurkoviç, flet për aventurën e tij në Vlorë, mikpritjen dhe për fazën përgatitor­e. "Flamurtari do të jetë aventura ime e parë në futbollin shqiptar. Më vjen mirë që kam ardhur te Flamurtari, një klub me traditë dhe me

emër të madh. Jam ambientuar shumë shpejt, si me shokët e skuadrës, ashtu edhe me drejtuesit. Vlonjatët më duken shumë mikpritës. Këto ditë po zhvillojmë fazën përgatitor­e në Greqi dhe fazën e parë e kryem në Maqedoni. Këto përgatitje po na vlejnë shumë për konsolidim­in

e ekipit. Unë premtoj se do të jap maksimumin tim për realizimin e objektivav­e, duke vënë në shërbim të ekipit edhe eksperienc­ën që kam", tha fillimisht Nurkoviç.

OBJEKTIVAT- Portieri thotë se kuqezinjtë duhet që të jenë në ekipet e vendeve të para në sezonin e ri. Sipas Nurkoviç, objektiv i klubit mbetet pjesëmarrj­a në Kupat e Europës dhe kjo gjë nuk duhet që të diskutohet. Por portieri i Kombëtares së Kosovës thekson se duhet hedhur vështrimi edhe në objektiva të tjerë, por gjithçka duhet të merret ndeshje pas ndeshjeje. "Flamurtari është me traditë në futboll dhe kështu që edhe objektivat duhet që të jenë në përputhje me këtë traditë. Sa i përket sezonit të ri, ne duhet të rreshtohem­i tek ekipet më të mira të Kategorisë Superiore. Objektiv i klubit janë Kupat e Europës dhe kjo gjë nuk duhet që të diskutohet. Po ashtu, ne duhet të shikojmë edhe më larg se kaq, për shkak se kemi elementë cilësorë. Flamurtari i ka të gjitha mundësitë për të bërë më të mirën dhe për të marrë maksimumin në sezonin që nis më 9 shtator", u shpreh portieri.

KONKURRENC­A-Adis Nurkoviç e pranon se merkatoja e verës e ka pasuruar ekipin dhe konkurrenc­a është e prekshme në çdo repart. Sipas portierit, konkurrenc­a është shumë pozitive dhe që do t'i japë një zhvillim edhe më të madh skuadrës. "Flamurtari ka lojtarë mjaft cilësorë. Kemi shumë konkurrenc­ë në ekip dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Në të gjitha repartet kemi lojtarë mjaft cilësorë dhe kjo është shumë e rëndësishm­e për të realizuar objektivat. Kam shumë besim se të gjithë së bashku do të bëjmë më të mirën për ekipin dhe për realizimin e objektivav­e të klubit", përfundoi Nurkoviç.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania