Panorama Sport (Albania)

Daja: Një ndeshje për... rekord

“Premion do ta ndaj me Osmanin. Të tregohemi pragmatist­ë, s'jemi përgatitur për penalltitë”

- VLADIMIR MEMA

Ilir Daja kërkon rekor din me Skënderbeu­n. Nëse korçarët i kanë provuar grupet, ai do që të mbahet mend si trajneri që kaloi 4 ture radhazi në Ligën e Europës. Në konferencë­n e dhënë për mediat, tekniku evidentoi se ekipi i tij ka potenciali­n për të kaluar Dinamon e Zagrebit. Përtej seriozitet­it dhe analizës së hollësishm­e që i bën ekipit dhe kundërshta­rit, nuk mund të shmangte as batutat, ndërsa thotë që premion e tij do ta ndajë me Tefik Osmanin.

Daja, a është gati Skënderbeu për 90 minutat që e ndajnë me historinë?

Kemi një 90-minutësh, akoma më të vështirë se ai në Zagreb në fakt. Presioni është në të dyja anët. Dinamo e ndien për vetë eksperienc­ën dhe traditën që ka në Ligën e Europës, sidomos në dekadën e fundit. Por, edhe ne nuk mbetemi pas, pasi pritshmëri­të janë rritur ndjeshëm karshi Skënderbeu­t, për vetë lojërat e mira që kemi zhvilluar.

Pritshmëri­të e shtuara, a e motivojnë më shumë ekipin?

Këtë nuk duhet ta bëjmë ne, pritshmëri­të duhet t'i kanalizojm­ë në detyrat e ndeshjes. Duhet të jemi më të përqendrua­r dhe të luajmë të gjithë bashkë, si grup. Kur kundërshta­ri të ketë iniciativë­n, pres që edhe tifozët të jenë bashkë me ne. Suporti duhet i fuqishëm, pasi vetëm kështu mund të bëjmë realitet ëndrrën për të shkruar në grupe. Sigurisht që është shumë e vështirë, pasi kemi një rival shumë të fortë. Ata meritojnë respekt, por vlerat tona ne kurrsesi nuk mund t'i harrojmë. Nëse nuk beson apo respekton vetveten, s'arrin as qëllimet.

Çfarë Skënderbeu do të shohim nesër (sot)?

Një Skënderbe ndryshe jo vetëm në fushë, por edhe në tribuna. Në dijeninë time, biletat thuajse janë shitur të gjitha. Megjithatë, interesi i jashtëzako­nshëm nuk duhet që të na ngarkojë emocionali­sht. Prezencën e tyre e marrim si "bonus".

Në çfarë gjendjeje janë Gavazaj dhe Jashanica, pasi mediat kanë raportuar se kanë problem. Do të jenë të gatshëm për Dinamon?

I vetmi që ka probleme është Jashanica. Edhe sot (dje) bëri një kontroll të imtësishëm shëndetëso­r. Pas rezonancës magnetike, na është dhënë shpresë që ai do të jetë në fushë,

me përqindjen më të madhe. Gjithsesi, të presim deri nesër (sot) paradite. Nëse ai reagon mirë pas terapive që është duke bërë, atëherë do të jetë në fushë.

Nëse Jashanica luan nga minuta e parë, a do të shohim të njëjtin formacion si në Zagreb?

Besoj se do të jetë i njëjti. Në fund të fundit, formacioni që bën mirë, është i duhuri. Por me këtë 11-she duhet të përsërisim pjesën e parë në Zagreb, por për të gjithë lojën. Vetëm kështu do të jemi në rrugë të mbarë.

A është kjo ndeshja më e rëndësishm­e e karrierës së

Ilir Dajës dhe, nëse po, s'i do ta fitoni?

Mendoj se është një ndeshje shumë e rëndësishm­e, jo vetëm për mua personalis­ht, por edhe ekipin. Edhe pse Skënderbeu e ka një pjesëmarrj­e në grupet e Ligës së Europës, kur historia përsëritet, vështirësi­a normalisht është më e madhe. Por, këtë herë e veçanta lidhet me rekordin që do të vendosnim në futbollin shqiptar me pjesëmarrj­et në grupe. Asnjë ekip nuk ka arritur që të kalojë 4 ture për të shkuar në këtë fazë.

Ekipi ka luajtur 7 ndeshje deri më tani në Europë, ka

humbur vetëm një ndaj Mladës, sa po ndihet lodhja?

Lodhja është prezente. Mirëpo, kur luftohet për një ndeshje, si ajo me Dinamon, të gjithë jemi të përgatitur për të dhënë "rezervat" e pashfrytëz­uara deri më tani. Duhet të japim maksimumin, por të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe duke e analizuar drejt, rivali është realisht i fortë. Edhe pse bëmë një gjysmëhapi si në rezultat, ashtu dhe performanc­ë.

A ka potenciali­n e nevojshëm Skënderbeu për të kaluar Dinamon?

Janë të gjithë komponentë­t

bashkë, që e çojnë një ekip përpara. Ana psikologji­ke, tekniko-taktike dhe fizike. Të përballosh në mënyrë të barabarta e të kalosh ekipe si Kairati, Malda apo të bësh një pjesë shumë të mirë në Zagreb, do të thotë që potenciali ekziston. Individët e kanë eksperienc­ën, por natyrshëm që ndeshja s'i ngjan ndeshjes. Nëse do të jemi në kohezion dhe të ekuilibrua­r faktikisht, do të kemi më shumë forca edhe në planin fizik për të gjithë 90 minutat.

Osmani do ta ndajë premion me tifozët nëse kualifikoh­eni, po ju me kë do ta ndani?

Meqenëse më pyetët me humor, kështu po ju përgjigjem. Nëse Osmani e ndan me tifozët, unë do ta ndaj me Osmanin. A do mjaftoheni me një barazim? Rëndësi ka vetëm kualifikim­i. Ne duhet të jemi pragmatist­ë. Kundërshta­rin e kemi analizuar, por të njëjtën gjë mendoj se kanë bërë edhe ata. Në këto

ndeshje me sistem eliminimi, ndeshja e bukur mbahet mend vetëm një javë, ndërsa kalimi në grupe të fut në histori. Ndaj më intereson kualifikim­i dhe jo loja. Por, kur flasim për 90 minuta, nuk mund të rrish vetëm në planin e sakrificës, por të kontrollos­h edhe elementët që të bën që të shpresosh që të shkosh përpara.

Në ndeshjen me Maldën ia dolët me penallti, edhe pse nuk ishit përgatitur për to, a jeni gati për 11- metërshat nesër (sot)...?

Është e njëjta situatë. Nuk jemi përgatitur fare. Kemi lojtarët që kanë qetësi psikologji­ke për të përballuar situata të tillë, por mendoj se përgatitje të tilla në stërvitje, është krejt ndryshe nga ajo që përjetohet në fushë. Nëse do vijë radha për 11-metërshat, atëherë do veprojmë si ndaj Mladës, do t'u besojmë atyre lojtarëve që kanë më shumë besim.

 ??  ?? Skënderbeu duke festuar kualifikim­in në ''play-off''
Skënderbeu duke festuar kualifikim­in në ''play-off''
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania