Panorama Sport (Albania)

“Luajmë për gjithë shqiptarët, trajneri më bëri... mesfushor”

Osmani "harron" batutat: I kam lënë pas kualifikim­it

-

Tefik Osmani "harron" batutat, ndërsa vëmendjen e përqendron vetëm te kualifikim­i. Mbrojtësi e cilëson këtë 90-minutësh vendimtar, teksa thekson se, në krahasim me dy vite më parë, rruga për në grupe është më e gjatë. "Ne si ekip e kemi provuar njëherë, kjo është diçka tjetër. Jemi futur me synim të qartë për të arritur këtu ku jemi. Kemi zhvilluar një ndeshje të parë shumë të mirë në Kroaci, jemi ndëshkuar në fund. Ka mbetur vetëm një 90-minutësh, gjatë të cilit, po të bëjmë maksimumin, mund të arrijmë objektivin tonë. Atëherë rruga ishte e më shkurtër se tani. U mërzitëm kur nuk dolëm kampionë, pasi e dinim që po të dilnim, rruga deri këtu ishte më e shkurtër, sepse Skënderbeu ka tjetër koeficient nga ekipet shqiptare. Do të përballesh­im me një ekip më të lehtë dhe të gjithë besonim se do të arrinim grupet. Jemi këtu, edhe pse ka qenë e vështirë, na kanë mbetur vetëm 90 minuta, ku besoj se përveç Korçës, nesër luajmë për të gjithë shqiptarët", u shpreh fillimisht mbrojtësi korçar. Në lidhje me përshtatje­n si mesfushor dhe tërheqjen që pësoi skuadra në ndeshjen e parë në pjesën e dytë, ai u shpreh: "Mendoj se meritë kryesore ka trajneri, pa i bërë qejfin, e kam thënë edhe më përpara. E kam bërë atë rol edhe në ekipe të tjera, por këtu e kam bërë në vazhdimësi, në ekipe të tjera kam luajtur 1 apo 2 ndeshje. Jo se morëm urdhër, por është njëfarë presioni që ushtron ekipi tjetër, nuk erdhi urdhër nga trajneri. Por është natyra që të bën të mbrohesh. Ishte si ndeshja jonë e fundit këtu. Në ndeshjen me Mladën u desh të na shënonin që të zgjoheshim". Në fund, mbrojtësi foli edhe për batutat: "Kam bërë shumë batuta, po më mirë të bëjmë pas ndeshjes të tilla. Unë e kam thënë dhe kam fatin e madh që jam në një ekip si Skënderbeu. Çdo gjë që thuhet mbetet dhe ne i kemi marrë gjithmonë premiot. E kam thënë dhe do ta mbaj fjalën, do ta ndaj me çdo tifoz në stadium. Me tifozët e Elbasanit kam kaluar vite shumë të bukura. E kam thënë edhe më parë. Përveçse veshim fanellën dhe luajmë për Korçën, luajmë për të gjithë shqiptarët", përfundoi korçari. V.Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania