Panorama Sport (Albania)

Frikë për Jashanicën, zbulohet plani “B” për... grupet

Lilaj bën "pritë", Daja kërkon që të luhet në bllok

- LLAZI SARO

Skënderbeu është gati. Me një seancë në "Elbasan Arena", korçarët u kanë dhënë dorën e fundit përgatitje­ve për Dinamon e Zagrebit. Është piketuar edhe formacioni, i cili pritet të jetë i njëjtë si në Kroaci. Por, me një ndryshim në rreshtim dhe me dilemën e vetme që lidhet me Bajram Jashanicën e dëmtuar. Kapiteni Shehi do ta nisë nga porta, krahët e mbrojtjes do i besohen Vangjelit dhe Micit, ndërsa në qendër i sigurt është Radas. Para mbrojtjes do të luajnë Osmani dhe Nimaga së bashku me Sabjen Lilajn i zhvendosur pak më përpara. Latifi në të majtë dhe Gavazaj në të djathtë do të jenë linjat e sulmit në mbështetje të Ali Soue, i projektuar në majë të ofensivës. Trajneri Ilir Daja ka menduar të ndryshojë skemën e lojës, nga një 4-1-4-1 në 4-2-31. Kështu do ta nisë të paktën, pasi me kalimin e minutave mund të ketë edhe "përmbysje". Në momentin e zotërimit të topit, moduli mund të shndërrohe­t në 4-3-3 të pastër, me Latifin, Gavazajn dhe Souenë. Pra, me "tredhëmbës­h" në sulm. Ndërsa në momentin kur do të jetë Dinamo ajo që do të marrë iniciativë­n për të sulmuar, bardhekuqt­ë do të ndryshojnë sërish. Ali Soue do të jetë pika e parë e presingut, Lilaj do të zbresë më poshtë në mesin e fushës për t'u alternuar në qendër të dyshes Nimaga-Osmani, ndërsa Latifi dhe Gavazaj do të bashkohen në linjat respektive për të dhënë ndihmën e tyre në defensivë për Vangjelin dhe Micin. Kjo pak a shumë ka qenë edhe porosia e Ilir Dajës për të tijtë. Ai pret që grupi të sakrifikoj­ë për 90 minuta, për të arritur objektivin maksimal të vendosur nga klubi.

VARIANTI B - Çështja "Jashanica" mban peng stafin teknik. Ilir Daja është i shqetësuar për sa i përket gjendjes së lojtarit. Mbrojtësi vijon me terapi për shkak të goditjes së shkallës së parë në kavilje dhe prezenca e tij mbetet në dyshim. Megjithatë, kosovari do të testohet sot paradite dhe nëse nuk ia del, trajneri ka gati një plan "B". Pas Jashanicës në fushë, Osmani mund të kthehet në qendër me Radasin, ndërsa vendin e lënë bosh në mesfushë e zë Xhejms. Normalisht formacioni do të përshtatet në varësi të kundërshta­rit. Nëse ekipi mik do të luajë me një rregullato­r në mesfushë, atëherë Lilaj dhe Nimaga do të vendosen para mbrojtjes e për rrjedhojë skema do të jetë po 4-2-3-1. Nëse Dinamo vendos dy rregullato­rë, atëherë Lilaj pritet të bëjë "pritësin" para mbrojtjes dhe Nimaga me Xhejmsin do të jenë pak më të hapur në krahë, duke kaluar në skemën 4-3-21. Këto janë planet e Dajës, gjithnjë nëse Jashanica nuk riaftësohe­t në kohë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania