Panorama Sport (Albania)

I mbyllin stërvitjen, revoltohet trajneri i Dinamo Zagrebit

Qëndroi 1 minuta jashtë orarit, por kërkoi më shumë

- VLADIMIR MEMA

Pas përfundimi­t të se ancës stërvitore, tekniku mik Mario Cvitanoviç u pa tepër i nervozuar, teksa po ia shprehte këtë gjë përkthyesi­t. Pavarësish­t se qëndroi afro 15 minuta më shumë sesa një orë, tekniku kroat ka dashur më shumë minuta në dispozicio­n për të dhënë direktivat e fundit për të besuarit e tij. Sipas tij, në Kroaci iu dha mundësi Skënderbeu­t të stërvitej sa të donte, ndaj shpresonte që edhe në Shqipëri të ndodhte e njëjta gjë. DE LARATA

Tekniku i kroatëve të Dinamos, Mario Cvitanoviç, nuk e konsideron tragjedi eliminimin, ndonëse skuadra e tij ka ardhur vetëm për të fituar në Elbasan dhe të kalojë më tej. Sipas tij, skuadra duhet të ndryshojë nga ndeshja e parë dhe të luajë më mirë, si edhe nuk preferon të bëjë krahasime me dy sezone më parë kur kroatët eliminuan korçarët. "Më pëlqen stadiumi dhe fusha më duket shumë e mirë, megjithatë përshtypje­t do t'i japim më mirë pas trajningut që do bëjmë. Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe më pëlqen, duket bukur dhe Shqipëria sa vjen edhe rritet, edhe për sa i përket futbollit. Ne dihet për çfarë kemi ardhur këtu. Emocione nuk kam, e sigurt kjo", u shpreh fillimisht Cvitanoviç.

ÇORIÇ UALIFI IMI - Në lidhje me çështjen "Çoriç" dhe kualifikim­in, kroati u shpreh: "Nuk flasim për futbollist­ë të veçantë, por vetëm për ekipin. E kam thënë edhe në konferencë­n e parë, ku të dyja ndeshjet nuk mund të krahasohen me njëra-tjetrën. Nuk e konsideroj tragjedi nëse eliminohem­i, nuk ka në futboll tragjedi, vetëm në jetë. Sporti është një lojë dhe ne do luajmë, por nuk e konsideroj tragjedi në

futboll. Unë po shoh që ta fitoj ndeshjen nesër (sot)", vijoi më tej Cvitanoviç.

NDRYS IMET - Në lidhje me atë që duhet të ndryshojë nga ndeshja e parë, Cvitanoviç pohoi se skuadra duhet të luajë më mirë për t'u kualifikua­r. "Duhet të jemi më të mirë, të luajmë më mirë dhe të fitojmë, në krahasim me ndeshjen e

parë. Në qoftë se luajmë si ndeshjen e parë pastaj, varet se si luan edhe Skënderbeu, por ne kemi ardhur të luajmë futboll. Nuk e kemi marrë lehtë Skënderbeu­n në ndeshjen e parë, ne kemi luajtur lojën tonë dhe kemi ardhur këtu për të kaluar më tej", e mbylli konferencë­n për shtyp tekniku i Dinamos së Zagrebit, Mario Cvitanoviç.

 ??  ?? Mario Cvitanoviç, trajneri i Dinamos së Zagrebit
Mario Cvitanoviç, trajneri i Dinamos së Zagrebit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania