Panorama Sport (Albania)

350 punonjës policie, ja masat dhe akset që do bllokohen

-

Policia e Elbasanit ka ndërmarrë një sërë masash në prag të ndeshjes Skënderbeu-Dinamo Zagrebi që do të zhvillohet sot, në orën 20:00, në stadiumin "Elbasan Arena". Për mbarëvajtj­en e ndeshjes, do të angazhohen 350 punonjës policie, ndërsa nuk do lejohet qarkullimi në disa akse rrugore. Gjithashtu policia kërkon nga sportdashë­sit të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti. Për sa u përket lokaleve që ndodhen përreth stadiumit, ato do të qëndrojnë të mbyllura deri në përfundim të ndeshjes. Njoftimi i policisë:

"Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë një sërë masash organizati­ve në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombët­are të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësue­se të Shqipërisë dhe të Kroacisë, e cila do të zhvillohet më datë 24.08.2017 në orën 20:00, në Stadiumin 'Elbasan Arena'. Sa më sipër, në orën 16:00, të datës 24.08.2017, ju bëjmë me dije se:

-Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në rrugën '11 Nëntori' nga 'Kryqëzimi i Romëve' deri në dalje në unazë.

-Nga rruga 'Kozma Naska' deri tek ish-konservimi nuk do të lejohet parkimi i mjeteve pasi do të përdoret për raste emergjente. -Nuk do të lejohet parkimi i automjetev­e përreth dhe përballë stadiumit.

-Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga 'Kryqëzimi i Romëve' deri te rruga 'Kozma Naska'.

-Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga rruga 'Kamber Sejdini', 'Kryqëzimi i Romëve' deri te kryqëzimi me rrugën 'Kozma Naska'. Lidhur me ndeshjen, do të angazhohen 350 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariat­et vartëse të saj dhe nga FNSH-ja e Tiranës.

Të gjithë sportdashë­sit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete: a) sende të forta, b) shishe (të çfarëdollo­j) c) fishekzjar­rë d) monedha apo metale (të çfarëdollo­j) e) çelësa të ndryshëm

Në të kundërt, NUK do të lejohen të futen në stadium. Në hyrje të stadiumit, do të kontrolloh­en të gjithë sportdashë­sit. Të gjitha lokalet që ndodhen përreth stadiumit, nga ora 17:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan u kërkon qytetarëve që të minimizojn­ë më datë 24 dusht 2017, duke filluar nga ora 16:00 lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti. Duke falënderua­r qytetarët për mirëkuptim­in dhe mediat për bashkëpuni­min!", shkruhej në komunikatë­n e policisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania