Panorama Sport (Albania)

Rrahmani: Skënderbeu, më i miri

Tërhiqet pas premtimit se do t'u shënonte shumë gola: Kualifikim­i, i vështirë

- VLADIMIR MEMA

Krah trajnerit të Di namos së Zagre bit, në konferencë­n e djeshme për shtyp para mediave, u paraqit shqiptari i Kosovës që luan me këtë skuadër, Amir Rrahmani. Në fjalën e tij, mbrojtësi u shpreh se është një ndeshje më e veçantë se të tjerat kjo me Skënderbeu­n, por ende nuk e di nëse do të luajë apo jo. Sipas ish-lojtarit të Partizanit, ndeshja konsideroh­et si e vështirë, por gjithsesi skuadra ka ardhur në Elbasan për të siguruar grupet e Europa Ligës. Ndërkaq, për mediat kroate, ai e ka cilësuar ekipin korçar si më të mirin në Shqipëri.

A do të luani nesër (sot) nga minuta e parë dhe a do të keni emocione përballë një skuadre shqiptare?

Trajneri ende nuk e ka vendosur, nesër (sot) do ta vendosë. Por, unë jam i gatshëm për të luajtur dhe do pres momentin tim. Normal-

isht Skënderbeu është një ekip shqiptar dhe, për mua, do të jetë një ndeshje më e veçantë sesa takimet e tjera.

Çfarë duhet të bëni ndrKshe nga ndeshja e parë për të arritur kualifikim­in?

Normalisht duhet të japim

maksimumin nga vetja dhe duhet të luftojmë për çdo top. Nesër (sot) është një ndeshje e vetme dhe ajo e vendos nëse kalojmë apo jo.

Duket si moment derbesh, pasi tani do luani me Skënderbeu­n dhe më pas me osovën do të luani me roacinë...

Të dyja ndeshjet janë të rëndësishm­e, sepse tani jemi përballë një ekipi shqiptar, më pas me Kosovën ngaqë unë luaj në Kroaci me Dinamon. Është privilegj gjithashtu.

Përpara ndeshjes me Skënderbeu­n keni thënë që korçarët nuk kanë asnjë shans, si e shihni tani?

E kam thënë që e kanë keqkuptuar atë mediat. Kam thënë që do të provojmë të shënojmë gol në shtëpi, gjithashtu edhe si mysafirë.

Po tani si ju duken gjërat, pasi e keni studiuar Skënderbeu­n?

E kam thënë që, para ndeshjes së parë, do të jetë një ndeshje e vështirë, edhe Skënderbeu është një ekip i fortë dhe ka lojtarë që luajnë 2-3 vite bashkë.

Si mendoni se janë shanset për kualifikim?

Siç e tha edhe trajneri, kemi ardhur për të kaluar dhe të shpresojmë që të futemi në grupet e Europa Ligë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania